Rama: Grevistet, zemra e protestes Denis Dedej
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, u shpreh dje gjate fjales se mbajtur ne protesten ne bulevardin “Deshmoret e kombit”, se opozita kerkon liri dhe te drejta per gjithe shqiptaret. “Ne qe e duam Shqiperine si gjithe Evropa nuk jemi njesoj me ata qe e perdorin Evropen per qellimet e tyre. Kushtetuta eshte asgjesuar dhe ligjin ne Shqiperi e bejne interesat e oborrit te mbreterise se pashpallur”, deklaroi kryesocialisti. Ne vijim te fjales se tij, ai shprehu mirenjohje per grevistet qe po e cojne perpara sakrificen e tyre. Sipas tij, shpirti i opozites po provon me rezistence te verteten e saj si alternativa e njerezve, me njerezit dhe per njerezit. “Mirenjohje per te gjithe ata qe po mbajne trupin me ushqimin e aspiratave tona te medha, ky eshte shpirti i opozites shqiptare qe po provon me rezistence te palekundur ndaj presioneve e dhimbjeve, te verteten e saj”, theksoi Rama. Per te, ky stermundim nuk eshte per te kerkuar privilegje por per te fituar te drejten per te jetuar me dinjitet. Me tej, ai u shpreh se gjendja e grevisteve po rendohet nga momenti ne moment dhe 202 qytetare po perballojne nje stermundim. Sipas tij, nje tjeter grevist doli nga cadra me ambulance, te tjere jane ne nje gjendje aspak te lehte, po perballojne nje stermundim i cili eshte turpi i Sali Berishes dhe pushtetit te tij. “Me 9 maj ne oren 10:00 te gjithe qytetaret te vijne ketu per te festuar diten e Evropes dhe per te deshmuar nje solidaritet edhe me te madh te gjithe atyre qe jane ne kete cader, te cilet jane zemra e kesaj proteste. Te shumte jane ata qe duan te hyjne ne kete cader per te mos lene qe kjo zemer te ndalet”, u shpreh kryetari i Partise Socialiste. Rama theksoi se “nuk do te zmbrapsen deri kur Kushtetuta dhe ligji te respektohen njelloj per te gjithe”. Ai akuzoi Kryeministrin per asgjesimin e Kushtetutes, duke thene se ligji ne Shqiperi behet nga interesat e oborrit te mbreterise se pashpallur. Per kryesocialistin, qytetaret e degjojne cdo dite Kushtetuten nga goja e politikaneve por nuk e gjejne gjekundi. “Kushtetuta eshte asgjesuar, ligjin ne Shqiperi e bejne interesat e oborrit te mbreterise se pashpallur qe po e perpijne Shqiperine, vetem e vetem qe nje grusht njerezish te behen perdite e me te pasur”, u shpreh perpara protestuesve, lideri i opozites shqiptare.
Rama, reagim ndaj PPE: Jane te dezinformuar
Kryesocialisti reagoi dje ndaj deklarates se Partive Popullore Evropiane, duke thene se ata jane keqinformuar. “I vetmi ndryshim qe kemi eshte se ne e dime vendin ku kerkohet respektimi i te drejtes ligjore, eshte ketu, ne adrese te atyre qe rrine te mbyllur ne ate kutine atje, nderkohe qe te mbyllur atje dizinformojne. Ne jemi ketu per t’u respektuar Kushtetuten dhe cdo liri dhe e drejte ligjore, dhe nuk do te zmbrapsemi deri sa Kushtetua te zbatohet njelloj per te gjithe”, deklaroi nga bulevardi “Deshmoret e kombit”, Edi Rama.