Nget biçikletën në telin 79 metra mbi tokë

Anëtari i gjeneratës së shtatë të “sfiduesve në tel ka ngarë biçikletën mbi telin e vendosur midis dy hoteleve në Bahama, duke u përpjekur të thyejë rekordin e vet. Nik Wallenda, nga cirku i famshëm familjar Flying Wallendas, ka ngarë biçikletën mbi telin e gjatë 31 metra dhe të vendosur 79 metra mbi tokë, raporton AP.
Qindra turistë kanë parë sipërmarrjen e Nikit nga baseni dhe parqet e hotelit. Pasi ngasjes së biçikletës, Wallenda eci 610 metra në lartësi 76 metra mbi ujë, ku gjendeshin qentë e detit. Kurrë më parë nuk ka ecur më shumë mbi tel, ka deklaruar zëdhënësi i tij, Winston Simone.