1.400.000.000 euro të djegura

Macet kërcenin mbi krevate të fëmijëve në spitalin pediatrik të Prishtinës. Aty çova një nip timin dhe më vonë mora vesh se kur një mace i kishte kërcyer mbi krevat, ai ishte zgjuar i trembur dhe gjilpëra e infuzionit ia kishte çarë venën. Në kohën kur shëndetësia është në standarde lufte, e arsimi në kolaps, një miliard e katërqind milionë (1.400.000.000) euro do të jepen për ndërtimin e autostradës Vërmicë-Merdar, e cila do ta shkurtojë këtë rrugë për më pak se një orë.
Paratë e Kosovës në banka të huaja janë ngrirë për disa ditë për shkak të arrestimit të shefit të Bankës Qendrore. Hashim Rexhepi edhe pas dy muajsh qëndrimi në arrest nuk është shkarkuar. Ky është sistemi që mbron krimin. Dhe krimi nuk mbrohet vetëm nga lidershipi i korruptuar dhe i inkriminuar kosovar, por para së gjithash mbrohet nga ndërkombëtarët.
Biznesmenët kosovarë e dinë se një kafe e vogël në doganat e Kosovës kushton 100 euro, kurse kafeja e madhe është 1.000 euro. Këtyre ditëve pas shumë presioneve e përplasjeve sërish drejtor i Doganave zgjidhet po ky njeri që solli këtë sektor në këtë gjendje. Nga presionet e të huajve, sërish Naim Huruglica zgjidhet drejtor! Natyrisht ka shumë mundësi që të tjerët kandidatë të kenë qenë alternativa edhe më të këqija. Mirëpo, ta përballosh njeriun me argumentin se s’ka pasur alternativë më të mirë, prandaj është dashur të zgjidhet e keqja më e vogël, është asgjë më pak sesa një shantazh të cilin e ke kurdisur vetë.
Gati gjysma e ministrave të kabinetit aktual qeverisës janë nën hetime e akuza për korrupsion dhe të njëjtit ministra janë duke e falur pjesën më të rëndësishme të pasurisë së vendit. Kuvendi i Kosovës shkelet nga presionet e kryeministrit dhe të ministrit të Ekonomisë dhe të Financave dhe si rezultat i këtij shantazhi kalohen, me gjithë vullnetin e deputetëve për t’i refuzuar, edhe Strategjia për energjinë, edhe Strategjia për privatizimin e PTK-së.
Të gjitha paratë që do t’i marrim nga privatizimi, krejt dividendat e marra nga kompanitë publike, paratë e thesarit, gjithçka që kemi do të shkojnë në ndërtimin e një autostrade të vetme, e cila filloi me 700 milionë euro dhe do të përfundojë me dyfishin e këtij çmimi.
Paratë e ngelura të buxhetit, sipas listave të subvencioneve për gjashtëmujorin e kaluar, u janë ndarë dostave e kolegëve të MEF-it dhe të Qeverisë. Atyre në pushtet e jashtë pushtetit, gjithfarë këngëtarësh, artistësh e “heronjve”. Plot 111 milionë euro rrush e kumbulla në kategorinë e subvencioneve ku gjen shumicën e emrave që na parakalojnë nëpër ekranet e televizioneve si fytyra publike.
Plot 16,2 milionë euro janë avulluar nga ART-ja, gjegjësisht ish-shefi i Bordit, Anton Berisha, i cili si shpërblim emërohet ambasador i Kosovës në Slloveni, prej nga ai e solli dhe e shpërbleu me licencën e dytë në telefoninë mobile, ku detyrimisht u desh të ketë edhe pjesëmarrje të diplomatëve të huaj si aksionarë.
Miliona euro do t’i kushtojë Kosovës ndërprerja e një kontrate me një kompani britanike, e bërë për një sistem faturimi për telefoni. Kontrata që fillimisht u përkrah nga ministri i Ekonomisë u ndërpre arbitrarisht nga i njëjti dhe tashti Kosova do të paguajë miliona euro për shkak se rasti ka shkuar në Gjykatën e Arbitrazhit në Londër.
Miliona euro vidhen nëpërmjet terminimit ilegal në “Vala 900”, që sipas dyshimeve të vetë udhëheqësve të PTK-së, e bën “Dardafon”, kompania së cilës me intervenim direkt të Qeverisë dhe ambasadave të huaja i është dhënë një kontratë gjigante po me “Vala 900”. Ekspertët e PTK-së e quajtën këtë si kontratën më të dëmshme që është bërë ndonjëherë në sektorin publik në Kosovë. Rreth dy mijë punëtorë janë punësuar me lista të Qeverisë në PTK dhe mbipunësimi u mor si arsyetim për privatizim po nga Qeveria që çoi listën me këta emra. Dhe në kohën kur u mor vendimi për ndaljen e punësimeve të tilla, flitet për një listë tjetër prej 300 vetash.
As Strategjia për energji dhe as Strategjia për privatizimin e PTK-së nuk e ka pasur përkrahjen e kuvendit, por vota është manipuluar dhe Kuvendi u është ekspozuar presioneve të “këshilltarëve” të huaj dhe Qeverisë, dhe sot të dy këto strategji konsiderohen të aprovuara. Tenderi për privatizimin e PTK-së u hap, përkundër faktit se kryeministri vetë ka deklaruar në Parlament se Strategjia do kthehet sërish në Parlament në shtator.
Si të ishte fjala për shkëmbim të pulave më gjela, injorantë me një gjuhë të ngathët parashkollore, flasin për shkëmbim territoresh në ndërkohë që kryeministri vazhdon të premtojë se Gjykata në veri të Mitrovicës do të funksionalizohet së shpejti, e grupe të armatosura përditë e më shumë konsolidojnë radhët duke futur edhe armatim nga Serbia.
çka mund të bëhet më zi në kurriz të Kosovës? 700 milionë euro, gjysma e buxhetit të Kosovës, digjen nga një nënshkrim i vetëm i ministrit të Ekonomisë. Pas faljes së Aeroportit, po përgatiten të falen edhe PTK e KEK, ndërkohë që dividendat e këtyre kompanive në vend se të shkojnë në përmirësimin e sektorit publik, shndërrohen në asfalt. Fëmijët nëpër spitale trajtohen si në fronte lufte të Kongos, kurse shkollat janë bërë një institucion për ta vulosur injorancën. Ministri i Arsimit emëron profesorin e tij si rektor të Universitetit politik të Prizrenit. Si do ta shfrytëzoni opinionin e GjND-së për të tejkaluar këto gjëra? Pse e keni manipuluar procesin e njohjeve si të ishin njohjet ato që sjellin shtetin e Kosovës, e jo ndërtimi i shtetit-njohjet?
Penguesit më të mëdhenj për njohjen e Kosovës shtet nuk janë as pesë vendet e BE-së, që nuk e kanë pranuar atë, as Serbia, as Rusia, por janë vetë politikanët e inkriminuar të Kosovës, të cilët ashtu të kapur vazhdojnë të falin gjithçka e ta trajtojnë atë si të jetë një pronë e thjeshtë e trashëguar nga baballarët. Njëherë falin pasurinë e vendit, pastaj shëndetin e qytetarit, e tashti edhe territorin e saj.
Kush e arsyeton një politikë të tillë? Kush e aprovon një qeverisje të tillë? Askush, përveç partive në pushtet e opozitë, opinionistëve qeveritarë që sot thonë se duhet falur territori i Kosovës e nesër demantojnë fjalët që thonë vetë, për t’iu kthyer sërish më vonë. Askush përveç talibanëve të Qeverisë që thonë nëpër opinionet e tyre se luksi është karakteristikë e të gjitha pushteteve, jo vetëm këtij të Kosovës. Askush përveç injorancës së shtresuar në një pjesë të konsiderueshme të medias, sidomos asaj publike dhe gazetave që botohen me paranë e Qeverisë. Mirëpo, këto që i numërova më herët nuk mund të fshihen përgjithmonë! Një ditë, ashtu siç e morëm vesh si u sabotua ekonomia kosovare me “Ferronikelin” e Aeroportin, do të mësojmë se njëjtë u sabotua edhe me autostradën, me PTK-në, me shefin e Bankës Qendrore, e me vazhdimin e ushqimit të strukturave paralegale politike nga kontrabanda, por edhe me tradhtinë që po bëhet duke dështuar qëllimisht në vendosjen e mbisundimit të ligjit në tërë territorin e vendit. Nuk e kuptoj prej nga konfidenca për të bërë të gjitha këto. Nuk kam çka them tjetër veçse t’ju pyes: a jeni n’mend?
Autori është bashkëthemelues i Organizatës çOHU!