Ngjarja e rende ne Gjirokaster, arrestohen 8 persona

Policia e Gjirokastres ka arrestuar 8 persona te akuzuar si pergjegjes per ngjarjen e rende te mesdites se kaluar ne kete qytet.
Ne pranga kane rene Aferdita Papamihali, kryetare e KRT-se se Gjirokastres, Alfred Mamani, shef urbanistike, Admir Shehaj, pergjegjes i Inspektoriatit te Ndertimit ne bashki, Thanas Llahana, inxhinier-gjeolog,Sotiraq Janora, drejtues teknik i firmes ndertuese "Arti sh.p.k", Jani Ndrico eskavatorist, Luan Bufi, inxhinier dhe Njazi Cobani, arkitekt i firmes ndertuese "Arti sh.p.k".
Keta persona akuzohen per shkelje te rregullave te sigurimit dhe shperdorim te detyres.
Policia e qytetit jugor ka shpallur ne kerkim edhe dy persona te tjere, Aristotel Haxhi dhe Gjergj Cobani, perkatesisht bashkepronar dhe arkitekt i firmes "Arti sh.p.k".