E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrezik shembjesh në të gjithë Shqipërinë

Askush nuk garanton për cilësinë e materialeve të ndërtimit apo për garantimin e rregullave të urbanistikës. Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit ka paditur atë që e ka cilësuar si një rrezik prezent për shembje të tjera në të gjithë vendin.

"Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve e konsideron ngjarjen e rëndë të shembjes së një pallati në
Gjirokastër, duke zënë përfund banorët e tij, si një paralajmërim të fundit të shembjes së madhe të bunkerizimit urban në të gjithë Shqipërinë, duke na zënë të gjithëve brenda", shprehet ZMK.

Sipas kësaj organizate, janë me dhjetëra pallatet që rrezikojnë të shemben në të gjithë Shqipërinë si pasojë e hapjes buzë tyre të themeleve për pallate që ndërtohen ngjitur me njërit-tjetrin apo pranë shtëpive ekzistuese për shfrytëzime maksimaliste të çdo metri katror të mundshëm.

ZMK ka kërkuar që Prokuroria dhe Inspektorati Teknik të fillojnë hetimet jo vetëm për rrënojat e pallatit të Gjirokastrës, por për të gjitha ato ndërtime të dyshimta, që po gëlojnë në të gjitha anët e Shqipërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›