Gjirokaster, rinisin kerkimet per te mbijetuar

Kane rinisur mengjesin e sotem kerkimet per gjetjen e te mbijetuarve nen rrenojat e pallatit te shembur mesditen e kaluar ne lagjen "11 Janari" ne qytetin e Gjirokastres.
Nen germadha kerkohen te pakten tre persona, nje grua e re Valbona Dalani me gjithe vajzen e saj 13 vjec, Anxhela dhe nje e moshuar 65 vjec e identifikuar si Parashqevi Zoto.
Sipas korrespondentes se Top Channel ne Gjirokastres, ne dispozicion te forcave speciale eshte vene edhe nje mjet i cili do te ndihmoje ne zhvendosjen e mbeteve te pallatit ne kohe me te shpejte.
Prefekti i Gjirokastres ka deklaruar se me t'u gjetur te mbijetuarit qe po kerkohen prej shume oresh, pallati do te shembet menjehere pasi eshte rrezik edhe per kalimtaret.
Nderkohe te mbijetuarit e ngjarjes se rende jane strehuar ne banesat e familjareve te tyre dhe kane mbetur jo vetem pa shtepi po kane humbur cdo gje.