Ngjarja në Himarë, trupi gjykues tërhiqet për vendimin

Trupi gjykues është tërhequr për marrjen e vendimin ndaj 6 personave të akuzuar për ngjarjen në Himarë. Masa pritet të jepet pas 2 orësh. Mes të ndaluarëve është edhe 20-vjeçari, Ilir Muka i cili ka qenë drejtuesi i automjetit që ka përplasur motorrin me të cilin udhëtonte 35-vjeçari Arsitotel Gumaj. Ngjarja ndodhi të premten, pas një zënke mes të rinjve, pasi Gumaj kishte folur në gjuhën greke. Incidenti u shënua në Himarë.
Ndërkaq, Prokuroria e Vlorës ka dhënë pretencën për ngjarjen. Prokuroria ka kërkuar masën burg pa afat për Ilir Mukën, nga 1 muaj burg për 3 bashkëpunëtorët e tij dhe për dy nga të ndaluarit 5 milionë lekë gjobë.