E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjarjet kriminale, policia mjaftohet me njoftimin

Edhe për ngjarjen e mbrëmshme ku në shasinë e një automjeti u gjet një sasi lëndë eksplozive, policia e kryeqytetit, njoftoi se ka nisur procedimi penal, por se për kë nuk thuhet.

Më tej, sqarohet ngjarja dhe grupi hetimor që ka shkuar në vendin ku ndodhej automjeti. Ekspertët kriminalistë dhe ekspertët anti eksploziv bënë të mundur  çaktivizimin e lëndës eksplozive.

“Aktualisht nga grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë po punojnë intensivisht për të identifikuar dhe kapur autorët e vendosjes së lëndës si dhe motiveve të kësaj ngjarje. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

                                                                                             2012-02-07 10:12
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›