E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, digjen qëllimisht dy automjete

Forcat e rendit shkuan në vendin e ngjarjes, ku konstatuan se automjetet të llojit Benz, janë djegur qëllimisht. Flaka i është vënë njërin prej automjeteve, teksa është shkrumbuar plotësisht edhe automjeti tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në një parkim, në rrugën transballkanike të qytetit bregdetar. Njëri prej automjeteve, i përket shtetasit Edmond Merkajt, i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt me asnjë persona. Megjithatë, policia po heton në disa pista. /Start/

                                                                                             2012-02-07 09:56
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›