E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjarje e rrallë, çiftëzohen gomarime zebrën, lindin pasardhësin e tyre

Të tjera rreth shkrimit FOTO/ Ippo i përket seksit femër Itali – Një ngjarje  e rrallë ka ndodhur ne Firence të Italisë. Një zebër e seksit mashkull është çiftëzuar me një gomar të seksit femër, dhe kanë lindur pasardhësin e tyre.

Kafsha e sapolindur i përket seksit femër dhe  është një krijesë e mrekullueshme, që i ngjason gomarit dhe ka vija të bardha në trup, të cilat e identifikojnë atë edhe si një zebër. Krijesa me tipare e zebrës dhe të gomarit gëzon shëndet të mirë, raportojnë mediat lokale. Kafsha e rrallë, e quajtur Ippo është e vetmja e llojit të saj në Itali.

Në të gjithën botën ekzistojnë vetëm disa krijesa të tilla. Kjo lloj krijese është një pasardhës që lind nga çiftëzimi i zebrës me kuajt. Në shumicën e rasteve ky pasardhës është një hamshor zebër. Që do të thotë se mund të kalërohet si një kalë, por që ka shqipsat e një zebre.  

(v.gj/shqiptarja.com)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›