E Diel, 1 Nëntor 2026

"Ngjarje të përzgjedhura", Zogaj mbledh krijimtarinë e 25 viteve në libër

Shkrimtari, publicisti dhe politikani Preç Zogaj, sjell një tjetër libër për lexuesin shqiptarë. Në librin "Ngjarje të përzgjedhura", autori ka përfshirë krijimtarinë më të mirë të 25 viteve. Në to ai ka thurur vargje për përvojën kolektive të popullit shqiptarë, gjatë periudhës që coi drejt rënies së komunizmit, pas viteve 90-të, por aty gjejmë poezi të cilat janë krijuar viteve të fundit.

Për autorin poezia vazhdon të jetë e rëndësishme në jetën e tij dhe se ai i detyrohet shumë poetëve shqiptarë. Në promovimin që u mbajt me këtë rast merrnin pjesë miq, kolegë dhe personalitete të fushave të ndryshme të vendit tonë. Piro Misha e konsideroi librin e Zogajt si një jetëshkrim poetik të Zogajt.
 

Ky libër është botuar fillimisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, para një viti, i cili vinte i përkthyer në anglisht nga poeti dhe studiuesi Gjekë Marinaj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›