Tiranë, zjarr në një magazinë, nuk ka të lënduar

Minuta më parë një zjarr i madh është shënuar në kryeqytet. Mësohet se zjarri ka përfshirë një magazinë me bateri të vjetra makinash në rrugën “21 dhjetori”. Ndërkohë menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe zjarrëfikëset, ku këto të fundit kanë mundur të vënë nën kontroll flakët. Ndërsa vazhdojnë të jenë të paqarta shkaqet e rënies së zjarrit, mësohet se përvecse dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar në njerëz.