E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjarjet e bujshme gjatë 2009 në BE, zgjerimi me anëtarë të rinj, vizion ambicioz

Përpjekjet për ratifikimin e marrëveshjes së Lisbonës, grindja për presidentin e komisionit Barroso, debati për perspektivën e pranimit të shteteve të Ballkanit, lufta për mbrojtjen e klimës, kanë qenë temat kryesore me të cilat është përballuar Bashkimi Evropian për vitin 2009. Një vizion tepër ambicioz në fakt ka qenë edhe zgjerimi i BE-së me anëtarë të rinj. Përderisa nuk ishte sqaruar çështja e Lisbonës, shumica në BE mendonte se nuk mund të bëhej fjalë për pranimin

e vendeve të reja, me përjashtim të Kroacisë. Por që në verë, kur çështja e marrëveshjes së Lisbonës ishte ende e hapur, Ministri i Jashtëm suedez Carl Bildt u shpreh për pranimin e vendeve të Ballkanit dhe të Turqisë se vizioni i tij ishte një Evropë, që përfshin të gjithë Evropën. Vizioni im nuk është një Evropë, që përjashton vende, fe apo grupe etnike të caktuara. Ky është një vizion shumë ambicioz dhe unë i kuptoj të gjitha vështirësitë, që lidhen me këtë, është shprehur ai. Më pak e diskutueshme është perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor. Sapo u sigurua reforma e BE-së me marrëveshjen e Lisbonës, Ministrat e Brendshëm të BE-së vendosën që qytetarët e Serbisë, të Malit të Zi dhe të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë të udhëtojnë duke filluar nga19 dhjetori pa viza në zonën e Shengenit. Pas disa muajsh kjo mund të bëhet realitet edhe për Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën. Presidenti serb, Boris Tadic, sheh në këtë vendim më shumë se një lehtësim udhëtimi. "Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për qytetarët serbë. Dhe shpresoj se njerëzit në Shqipëri dhe Bosnjë-Hercegovinë do të përfitojnë sa më parë lirinë e udhëtimit. Ky është hapi i parë i integrimit të plotë të vendeve të rajonit tonë në BE, ka theksuar ai. ndërsa marrëveshja e Lisbobës disa herë ishte në rrezik të dështonte, por në fund ajo varej nga një person i vetëm, nga presidenti çek, Vaclav Klaus, një kundërshtar i betuar i marrëveshjes. Në fund Klaus nënshkroi dhe marrëveshja mundi të hyjë në fuqi më 1 dhjetor. Por viti pati edhe një konflikt tjetër të brendshëm. Kryetarët e shteteve kishin rënë dakord në qershor, që Barroso të merrte një mandat të dytë. Presidenti suedez i radhës Rheinfeld kërkonte që parlamenti evropian ta aprovonte vendimin. Por socialistët nuk pranonin që Këshilli t'ua impononte vendimin. Parlamenti e aprovoi Barroson, por në radhë të parë qëllimi i deputetëve kishte qenë, që t'i rezistonin Këshillit të Kryetarëve të Shteteve. Sa më shumë kalonte viti dhe konferenca e Kopenhagës për klimën afrohej, aq më shumë dilte në plan të parë mbrojtja e klimës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›