E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greuvski: Nuk ka rikonstruktim të Qeverisë

Kryeministri Nikolla Gruevski ka hedhur poshtë zërat se do të ketë rikonstruktim të shpejtë të kabinetit të tij qeveritar. Nuk planifikohet rikonstruktim i Qeverisë, ka theksuar në përgjigjen e shkurtër Gruevski, gjatë promovimit të një projekti qeveritar në komunën e Gazi Babës. Kundërshtimi vjen pas zërave nga partia shqiptare BDI, se pas kongresit do të pasojë rikonstruktimi qeveritar. Lidhur me emërimin e përfaqësuesit të dytë qeveritar në Bruksel,

edhe përkundër pranisë së ambasadorit Blerim Reka, kryeministri Gruevski ka nënvizuar se kjo bëhet për shkak të përforcimit të përfaqësimit diplomatik në kryeqendrën evropiane. Gjatë dy viteve të fundit kemi filluar përforcimin në mënyrë konstante. Tanimë do të shkojnë edhe përfaqësues të rinj dhe dalëngadalë po përforcojmë përfaqësimin tonë atje, duke u përgatitur për hapat e mëtejmë lidhur me negociatat për anëtarësim të plotë BE-së, ka theksuar Gruevski. Duke folur lidhur me kontestin e emrit dhe negociatat me Greqinë, kryeministri ka potencuar se nuk bëhet fjalë për negociata, por sipas tij, po kërkohet që të ndryshohet emri dhe gjuha e kombit maqedonas. Ndërkohë, lidhur me çështjen e emrit është shprehur edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. Ai tha se edhe nëse nuk zgjidhet çështja e emrit brenda gjashtë muajve, nuk do të bëhet ndonjë hata, apo lufta e tretë botërore.

Last Updated on E Premte, 25 Dhjetor 2009 22:02

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›