LSI Rama Te nise sa me pare reforma zgjedhore
LSI ripërsëriti sot apelin për hartimin e reformës zgjedhore. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, kërkoi nga partitë politike që me nisjen e sesionit të ri parlamentar të ndërmarrin hapa konkretë për realizimin e reformës zgjedhore, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR
“Është një sfidë, realizimi i reformës zgjedhore dhe përballë kësaj sfide do të duket edhe angazhimi, vullneti dhe gatishmëria reale për të kontribuar të gjithë së bashku, maxchorancë e opozitë, partitë të ashtuquajtura të mëdha e të vogla, dhe përfaqësues të shoqërisë civile” – deklaroi Rama.
Në një takim me mediat ai la të kuptohet se me nisjen e sesionit të ri parlamentar do të ketë edhe ndryshime nga radhët e përfaqësimit të LSI-së në kabinetin qeverisës. Kjo sipas Ramës do të bëhet pas një analize të plotë të punës që do të bëjë LSI.
“Ndryshimet nuk janë tabu. Një forcë politike vitale, si LSI ndryshimin e ka në të gjithë angazhimin e vet në funksion të gjithçkaje që lidhet me interesat politike e elektorale.”- tha sekretari i Përgjithshëm i LSI-së.
Në kohën kur mandati i kreut të shtetit mbaron pas një viti, LSI i cilëson shterp debatet për zgjedhjen e emrit të presidentit të ri. Sipas Luan Ramës diskutimet janë të pavend kur presidentin është në krye të detyrës.