E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ngjarjet në Ukrainë, konsullata ruse në Nju Jork spërkatet me bojë të kuqe

Konsullata ruse në Nju Jork është vandalizuar duke u lyer me bojë të kuqe në fasadën e saj. Banorët e  Manhattanit reaguan pas vandalizimit të konsullatës ruse, që është një protestë e dukshme ndaj presidenti Vladimir Putin, i cili vijon pushtimin e tij të përgjakshëm të Ukrainës. “Kjo për mua simbolizon gjakun dhe kaosin që Rusia po krijon tani në Ukrainë,” thotë banori Romen Baulin.

Oficerët thanë se ata iu përgjigjën një thirrjeje urgjence vetëm pas orës 1:30 të mëngjesit, ku u raportua se  fasada e Konsullats ruse ishte spërkatëtur me bojë  të kuqe. Një zëdhënës i policisë tha se hetimi po vazhdon lidhur me një “incident të mundshëm” dhe nuk ishte bërë asnjë arrestim.

Boja e kuqe e ndezur u shfaqnë muret e Konsulatës ruse disa orë përpara se Putini të njoftonte se po aneksonte katër pjesë të Ukrainës të pushtuara nga ushtria e tij. Ndërkohë që po të premten sulmet me rakete vranë të paktën 30 njerëz në rajonin jugor të Ukrainës, Zaporizhzhia, një nga sulmet më të këqija kundër civilëve në muajt e fundit.

Presidenti Volodymyr Zelensky i ka kërkuar aleancës ushtarake të udhëhequr nga SHBA-ja, NATO-s, që t’i japë Ukrainës anëtarësim të përshpejtuar, ndërsa liderët ndërkombëtarë, përfshirë Joe Biden, dënuan aneksimet e Moskës.

Por qyetarët në Nju Jork e shohin në forma të ndryshme sperktatjen me bojë të fasadës së Konullatës ruse. Rosie Morse, një pensioniste që jeton në lagjen pranë konsullatës, tha se boja me spraj “duket si vepër arti”. “Por kuptimi është të shprehim ndjenjat tona për Putinin dhe nuk mund të them se nuk jam dakord”, tha ajo për AFP. “Është vandalizëm, por është shprehja se si njerëzit në Nju Jork po kuptojnë se Putini po vret njerëz,” tha një kalimtar tjetër, Romen Baulin, 34 vjeç. “Kjo është një ndërtesë historike dhe ne jemi në mes të Nju Jorkut, por unë plotësisht dakord me artistin që e bëri atë.”   /rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›