E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Super Arsenal, Conte bie në derbi

Arsenali u konfirmua si lider i Premier League duke fituar derbin e Londrës 3-1 me Tottenhamin, duke shmangur parakalimin e Spurs dhe madje duke arritur +4 ndaj lojtarëve të Conte. Në Emirates zhvillohet një ndeshje thuajse perfekte për Topçinjtë: në 20′ vjen 1-0 për formacionin e Artetës, me Partey që mposht Lloris. Megjithatë, me gjysmë ore lojë, miqtë barazojnë: Gabriel pengon Richarlison në zonë dhe Kane, nga pika e bardhë mund Ramsdale duke nënshkruar 1-1.

Ndeshja vendoset më pas në pjesën e dytë: në 49′, Saka tenton, Lloris nuk kordinohet si duhet dhe favorizon Gabriel Jesus, i cili nuk e ka të vështirë të shënojë. Në 62′, loja ndryshon përfundimisht: Emerson Royal ndërhyri rëndë ndaj Martinellit dhe u përjashtua duke lënë Spurs në dhjetë.

Pesë minuta më vonë vjen 3-1 që mbyll ndeshjen: Martinelli hyn në zonë dhe favorizon Xhakës, i cili shënon me të majtën.  Arsenali i Artetës, në krye me 21 pikë nga 24 në dispozicion dhe +4 ndaj Tottenhamit të Conte, nokauti i tij i parë në ligë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›