Ngjela: Aleanca e Topit me PS, kërkesë e Saliut. Topi është intelektuali që do reformojë të djathtën
Kreu i partisë Ligji dhe Drejtësi, Spartak Ngjela pohon se kërkesa për aleancë të Topit me PS- në del nga shtabet e Saliut sepse ai ka shpresë që ta hedhë Topin majtas.
Në një interviste për Panoramën, Ngjela shprehet se Bamir Topi nuk po del në pahun e kohës që të reformojë qendrën e majtë, por qendrën e djathtë. Unë në lidershipin e PD- së kam njohur vetëm një intelektualist: Bamir Topin. Bamir Topi do ta bëjë kapërcimin nga injoranca në intelektualizëm të politikës shqiptare. Kjo krizë e zgjatur, që në fakt është mosdalja dot nga varfëria jonë, është pikërisht rrjedhojë e një drejtimi shtetëror abuziv dhe injorant, thotë Ngjela.
Ai pohon se Sali Berisha nuk e la kurrë PD-në të bëhej parti politike e qendrës së djathë, as parti politike.
Saliu është kufoma. Ai nuk ka vota, ska përkrahje nga elitat shqiptare, dhe sot e ka marrë vesh dhe hamalli që qenia e mëtejme e tij në pushtet është vdekje shoqërore, shton Ngjela.
Lidhur me imunitetin, Ngjela shprehet se i vetmi qëllim i Berishës është dominimi i tij agresiv dhe abuzimi me pushtetin. Ai i ka kërkuar zotit Rama të mos heqë dorë nga reforma në drejtësi për shkak të presionit të ndërkombëtarëve, por të këmbëngulë për votimin me 3/5 të prokurorit të Përgjithshëm dhe gjyqtarëve të lartë.
Ngjela pohon se ai është i angazhuar për të rrëzuar Berishën nga pushteti, duke e konsideruar këtë të fundit si uzurpator pa vota dhe një dëm të madh që i bëhet zhvillimit shqiptar.
