E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruçi: Gati të arrijmë marrëveshje për krizën

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi ka deklaruar se opozita është gati të bashkëpunojë për zgjidhjen e krizës politike në vend. Duke folur në seancën e sotme plenare Ruçi theksoi se opozita është e angazhuar për zgjidhjen brenda dy javëve pa hequr dorë aspak nga transparenca e zgjedhjeve.
"Të gjithë ne duhet të kuptojmë që afati 2-javor ka një karakter ultimativ për krerët dhe institucionet e vendit dhe mos gjetja e një zgjidhje do të ishte ndërprerje të proceseve integruese të vendit" theksoi Ruçi.
Gjithashtu Ruçi deklaroi se nëse gjatë këtij afati 2-javor nuk do të ketë zgjidhje mes palëve për transparencën e zgjedhjeve atëherë opozita do të vijojë sërish me protestat e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›