Ngjela: E djathta nuk fiton dot më me Saliun. Topi, kundërshtari i ardhshëm i Ramës
Spartak Ngjela është shprehur se e djathta tashmë e ka kuptuar se me Sali Berishën nuk mund të fitojë dot më dhe se presidenti Bamir Topi, mund të jetë figura që do të unifikonte të djathtën. I pranishëm në emisionin Shqip, Ngjela është shprehur se Topi nuk lejoi Berishën që të merrte komplet kontrollin e shtetit, ndërsa ka thënë se ai do të jetë kundërshtari real i Ramës pas katër vjetësh.
E djathta e kupton që nuk fiton dot me Saliun. Në spektrin e politikës së ardhshme do jenë dy kundërshtarë: Rama dhe Topi. Katër vitet e para Topi nuk mund ta marrë, ndërsa përsa i përket Sali Berishës, ai do të largohet nga politika. Topi nuk lejoi Saliun të vinte shtetin në dorë. Më në fund në të djathtën doli një figurë që ka karizëm dhe gëzon një opinion të shëndoshë në public. Topi frenoi Berishën të merrte pjesën natyrore të shtetit, deklaroi Ngjela.