E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Më 21 Janar të largojmë koalicionin hajdut

TIRANE-i socialist Edi Rama ka mbajtur sot në Durrës një bashkëbisedim me studentë të Akademisë Politike të Partisë Socialiste , ku ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend. Rama u shpreh se ikja e një ministry në qeverinë Berisha nuk ndyrshon asnjë gjë, përsa kohë që në krye të qeverisë është Sali Berisha që vazhdon koalicionin me LSI.

“Ikja e një ministrinuk ndryshon asgjë, sepse ka mbetur sistemi I korruptuar qeverisës, përsa kohë është në krye të punëve të vendit qeveria e Sali Berishës. Ndërsa koalicioni PD-LSI, eshtë thjesht një bashkim kusarësh e matrapazësh, të cilët janë bashkë për të vjedhur prona e pasuri publike të shqiptarëve”.

“Jo vetëm që s’ka pohim, jo vetëm që s’ka ndjesë, jo vetëm që s’ka reflektim, po ka një manovër, nga e cila ka nëj rezultat që tregon se në thelb nuk ka nrdyhsuar asgjë, pasi ka ikur Meta, ka mbetur blloku aty”, theksoi rama duke cilësuar se qeveria aktuale janë matrapazët që thjesht sa po riciklojnë pushtetin.

Rama edhe në këtë bisedë ka ftuar që të gjtihë ata që kundërshtojnë këtë qeveri të mblidhen më 21 Janar në demonstratën që opozita do të mbajë në Tiranë.
“Kjo qeveri nuk meriton te qeverise me. Ftoj të gjithë ata që nuk janë pjesë e këtij oborri kusarësh e matrapazësh, të gjithë ata që ndjehen të fyer ndaj faktit sesi sillet ky pushtet ndaj popullit të tij, të gjithë ata që ndjejnë revoltë ndaj mënyrës sesi përdoren zyrat e shtetit shqiptar për të qënë në 21 Janar në demonstratën që do të zhvillohet pa flamuj e simbole politike partiake”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›