E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta jep doreheqjen: Krimi i organizuar nuk do te triumfoje Qamil Xhani

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta dha dje doreheqjen nga funksionet e tij ne qeveri si zevendeskryeminister dhe si minister i Ekonomise. Nderkohe qe akuzuar se "Rama deshtoi ne montazhin mafioz per te implikuar kryeministrin". Ne konferencen e dhene dje ne ambientet e LSI-se, Meta tha per mediat se me largimin nga funksionet zyrtare i hapte rruge drejtesise per te hetuar ne lidhje me vertetesine e videos se publikuar ne media. "Jap doreheqjen e parevokueshme si minister i Ekonomise dhe si zevendeskryeminister. Doreheqjen ia kam komunikuar kryeministrit Berisha dhe pas ketij momenti jam ne dispozicion te prokurorise per hetim. Ky ka qene dhe mbetet vendimi im personal dhe mbetet gjithashtu i parevokueshem. Nuk mund te paraqitem si zevendeskryeminister dhe minister ne Prokurori. Shqiperia nuk mund te merret peng nga krimi i organizuar dhe monstra si Dritan Prifti, i cili ka nje te kaluar kriminale", u shpreh dje Meta. Ne deklaraten e tij te doreheqjes, Meta tha se e cilesonte si te pamjaftueshme lenien e imunitetit dhe ka kerkuar qe te paraqitej para institucioneve te drejtesise si nje qytetar i thjeshte. "Nuk mund te konsideroj se eshte e mjaftueshme vetem lenia e imunitetit per t'u perballur me ligjin dhe drejtesine, por njekohesisht eshte shume e rendesishme edhe lenia e detyrave qeveritare jo vetem per te shkuar ne prokurori dhe ne organet e zbatimit te ligjit si nje qytetar i barabarte, me te gjithe qytetaret e tjera te Shqiperise",-tha Meta. Ne kete menyre, kreu i LSI-se ka vendosur te zbatoje standardin moral te largimit, ndersa ka paralajmeruar se do te zhvilloje nje beteje ligjore me ish-ministrin e Ekonomise, Dritan Priti. Ndersa akuzat ndaj tij nuk kane munguar dhe per kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama duke folur per qarqe te krimit te organizuar qe synojne te marrin peng krimin e organizuar. "Une do te nis nje beteje ligjore penale dhe civile ndaj mostres Dritan Prifti, pasi eshte e rendesishme qe ne kete vend te gjithe ata qe jane te marre peng per arsye te veprimeve te tyre korruptive, te cilet ia shesin shpirtin vete, per te mbrojtur pasurite kriminale te tyre dhe te atij rrethi kriminal qe kane perfaqesuar apo synojne te perfaqesojne, te mund te guxojne qe te mund te ndermarrin veprime te tilla monstruoze kriminale qe synojne te marrin peng shtetin", tha dje Meta. Kreu i LSI-se ka folur dhe per te ardhmen e koalicionit me Partine Demokratike duke theksuar se beteja e ardhshme elektorale do te jete nje fitore per kete koalicion. "I kam konfirmuar kryeministrit Berisha dhe njekohesisht kryetarit te PD-se, vendosmerine edhe me te madhe edhe me te forte timen, si kryetar i LSI-se, por edhe te forces politike qe une perfaqesoj, per te konsoliduar me tej koalicioni qeverises, si nje domosdoshmeri per t'i dhene goditjen perfundimtare krimit te organizuar ne kete vend, strukturave te korruptuara, te cilat synojne te marrin peng te ardhmen e vendit",-tha dje per mediat Meta. Duke konfirmuar vazhdimesine e koalicionit, Meta u shpreh se nuk ka pasur asnje kerkese per doreheqje nga kryeministri Sali Berisha dhe se akti i tij ka qene personal. "Ky ka qene dhe mbetet nje vendim i imi personal, per te cilin une thjesht i kam komunikuar arsyet dhe motivet kryeministrit Berisha, te cilat jane pikerisht ato qe permenda edhe perpara jush", tha Meta. Ai shtoi se vendimi mbetet i parevokueshem "Aq me teper qe ne iniciativat e mia ligjore penale dhe civile ndaj monstres Dritan Prifti, perseri une nuk mund te pranoj qe te paraqitem si zv/kryeminister apo si minister",-tha Meta.

Kreu i LSI: "Mezi pres qe te paraqitem ne prokurori"
Ne konferencen e dhene dje, Meta eshte ndalur dhe ne procesin e hetimeve te prokurorise duke deklaruar se ka qene gjithmone i gatshem per te dhene sqarimet e duhura per kete ceshtje. Ai tha se nuk ka pasur deri dje asnje kerkese per paraqitje nga ky institucion, por eshte i gatshem per te dhene sqarime ne cdo moment qe do te kerkohet. "Nuk kam asnje kerkese, absolutisht, mezi pres te paraqitem ne Prokurori dhe ne gjitha institucionet e zbatimit te ligjit ne vend dhe jam i gatshem ne cdo kohe ne cdo moment, madje sot kam anuluar edhe nje udhetim jashte vendit, jo per arsyen e pare, por pikerisht per arsyen e dyte", u shpreh dje kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta. Ai sqaroi se heqja dore nga postet shteterore qe mban ka qene pikerisht per te lehtesuar punen e institucioneve te drejtesise.

Meta: "Ja mesazhet qe me erdhen per Dritan Priftin"
Nje akt moral dhe nje reflektim mbi emerimin e Dritan Priftit ne postin e ministrit te Ekonomise. Kjo eshte arsyeja qe ka permendur kreu i LSI-se per largimin e tij nga posti i zevendeskryeministrit dhe ministrit te Ekonomise, duke permendur dhe reagimet e qytetareve qe ka marre nga emisioni "Opinion" ne televizionin "Klan". "Kur ka mbaruar emisioni me koleget tuaj ne "Opinion", edhe tek une por edhe ne studio kishin ardhur shume mesazhe dhe mesazhet kryesore ishin: "Zoti Meta, po ju duhet te jepni doreheqje, sepse keni bere minister nje monster si Dritan Prifti". Vinin edhe shume te tjera si per shembull: "Zoti Meta, po ju duhet te jepni doreheqjen, sepse keni vene minister nje njeri qe ka shkaterruar bizneset me gjobveniet e tij kriminale dhe te rrethit te tij familjar",-tha dje Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›