Ngjela: Hetimparlamentar përbanesat në Hamallaj
TIRANë- Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela vizitoi sot banorët e Hamalljat pas përleshjeve të ditëve të fundit me policinë dhe inspektoriatin e ndërtimit. Ngjela u solidarizua me qytetarët duke këthënë se ata janë conform ligjit, pasi janë në proces legalizimi në një tokë shtetërore, të cilën e përdorin prej 20 vitesh. Sipas tij shteti është treguar krejtësisht arbitrar dhe kjo mund të ketë të bëjë me ndonjë aferë të madhe që kap sfera të larta dhe për këtë arsye ai do ti kërkojë deputetëve të opozitës të nisin një hetim parlamentar.
“Erdha e pashë në vend ngjarjen. Këta janë njerëz vendalinj, të paktën ata me të cilët bisedova, janë në proces legalizimi në një tokë shtetërore. Shumë prej tyre e kanë tokën në përdorim, janë të ardhur prej 20 vjetësh në këtë zonë dhe shteti është treguar krejtësisht arbitrar, sepse dicka fshihet mbrapa. Flitet për një aferë të madhe në sferat e larta që koërkon hetim. është një fshat i tërë që iu kërkohen të prishen banesat. Gjendja është e rëndë. Duhet të sensibilizohet opinioni publik, duhet ta marrë drejtësia në dorë, do bisedoj me presidentin të hënën. Unë do ti kërkoj opozitës të fillojë një hetim parlamentar për këtë cështje.
Më tej Ngjela u shpreh se do takohej ditën e hënë me presidentin Bamir Topi për të diskutuar mbi këtë ngjarje të rëndë dhe i këshilloi edhe qytetarëve ti drejtoheshin presidentit, pasi sipas tij ky është një problem ligjor dhe jo i policisë së kryeministrit. Për Ngjelën problem shqetësuae është edhe arestimi i qytetarëve natën, që është bërë në kundërshtim të hapur me kushtetutën shqiptrare dhe me frymën e ligjit.
(m.a/News24/BalkanWeb)