Vlorë: Plagosja si pasojë e një debati të vjetër

Plagoset me pistolet 25 vjeçari Armando Myrtaj, futbollist i Flamurtarit i cili ndodhet në gjëndje të rëndë në spitalin rajonal të Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në orën 20. 25 minuta të pasdites në rrugën kryesore Skel Vlorë, 30 metra para stadjumit Flamurtari. Sipas policisë Myrtaj është grindur me një person tjetër të moshës së tij për disa minuta në trotuar , dhe më pas personi tjetër ka hyrë në makinën e tij tip Opel ku ka nxjer pistoletën për të qëlluar në drejtim të Myrtajt . Myrtaj ka kuptuar qëllimin e personit dhe më pas ka hyrë në makinën e tij duke i mbajtur pistolën në një dorë dhe me tjetër e ka qëlluar me grushta disa herë, më pas ka ndërhyrë një person i tretë për ti ndarë , por kur Myrtaj është larguar rreth 10 metra nga makina, personi ka dalë nga mjeti i tij dhe ka qëlluar një herë në drejtim të Murtajt me pistolet, dhe pasi ka rënë në toke i është afruar Myrtaj dhe e ka qëlluar dhe një herë tjerët me pistolet . Në këtë kohë personit me pistolet i është afruar një person rreth 22 vjeç me thik në dorë në këtë kohë i riu me pistolet i ka drejtuar armën dhe atij por nuk e ka qëlluar . Mbas plagosjes të Myrtajt i riu me pistolet ka hipur ne makinën e tij dhe është larguar nga vendi i ngjarjes . I plagosuri është dërguar në spitalin rajonal ku pas ndërhyrjes kirurgjikale ndodhet në sallën e reminacionit . Mjekët ende nuk japin konfirmim në se ka rrezik për jetën e Myrtajt apo jo. Sipas policisë të dy personat kanë një debat të vjetër. Dyshohet se personi që ka kryer plagosjen mund të jetë një i ri i sapo ardhur nga Italia . Policia ka kryer identifikimin e autorit por nuk ka bërë atë të ditur për shkaqe hetimi .