Spanja largon makthinnë 4-she pas 60 vjetësh
JOHANESBURG- Spanja është kualifikuar për në gjysmëfinale të Kupës së Botës, duke larguar një makth që zgjaste prej 60 vjetësh. Kampionët e Evropës mposhtën 1-0 Paraguain, në takimin e zhvilluar në Johanesburg. Nuk ka qenë aq e lehtë për spanjollët, që edhe këtë herë kanë treguar frikën e tyre kur vjen faza delikate e një Botërori.
Amerikano-jugorët, ashtu siç pritej, janë mbrojtur mirë dhe kanë kundërsulmuar në mënyrë të rrezikshme, por eksperienca në fund ka bërë të vetën. Ka qenë sërish David Vija heroi i iberikëve, me golin e tij 7 minuta para përfundimit. Sulmuesi i ri i Barcelonës ka nxjerrë nga situata skuadrën e Del Boskes, i cili ishte duke vuajtur tmerrësisht shumë në këtë përballje. Takimi ka dhuruar pak emocione, sidomos në pjesën e parë, ku rastet kanë qenë me pikatore. Në këtë 45-minutësh për t’u theksuar një gol i anuluar për Paraguain, për shkak të një pozicioni të dyshimtë të Nelson Valdez. Ndërkohë, e dyta nisi më ndryshe. Në minutën e 57-të Pike shkaktoi një penallti për një mbajtje në zonë, por sulmuesi i Benfikës Kardozo ka gabuar përballë Kasijas.
Vetëm 2 minuta më pas, gjyqtari jep një tjetër penallti, këtë herë për Spanjën. Ksabi Alonso shënon herën e parë, por në mënyrë të habitshme gjyqtari e përsërit. Në të dytën, ai ka gabuar. Loja hyri në rrjedha të qeta deri në minutën e 83-të, kur pas një aksioni të Iniestës, topi u godit nga Pedro dhe u devijua nga shtylla për t’i shkuar David Vijës. Ky i fundit nuk fali dhe e dërgoi në rrjetë, duke shënuar golin e pestë në këtë Botëror. Në minutat e mbetura, Paraguai për pak nuk ka barazuar, por ishte Kasijas ai që shpëtoi Spanjën me një pritje spektakolare. Tashmë iberikët do të ndeshen në gjysmëfinale përballë Gjermanisë, në një përsëritje të finales së Europianit të vitit 2008.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)