E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjela: “Kërcen Prifti nga belaja”

Autori i Lajmit: Lorena Killo

Të vetmit që kanë qënë jashtë kësaj greve kanë qënë ata që gjithmonë e kanë mbështetur Partinë Socialiste. Aleatët nuk janë pjesë e kësaj greve urie që po zhvillojnë deputetët e PS-së. I kontaktuar nga gazeta “Ballkan” lidhur me mos pjesmarrjen pjesë në këtë grevë Spartak Ngjela i Partisë për Ligj e Drejtësi u shpreh “Nuk duhet të jemi ne pjesë e kësaj greve pasi deputetët janë të pa prekshëm dhe vetë Sali Berisha nuk i prek dot me dorë. Ky ishte një vendim i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe sigursht në konsultim me ne por që u vendos kështu që ne si aleatë nuk do të jemi pjesë e saj. Padyshim që jemi mbështetës së fortë të kësaj proteste dhe greve dhe do të jemi deri në fund sa të bëhet trasparenca e zgjedhjeve”. Sipas Ngjelës, çadrat do të mbeten një simbol i demokracisë. Duke garantuar mbështetje maksimale për grevën e opozitës, Ngjela ironizoi festën e PD-së duke shtuar se “Festa e mazhorancës qesharake, para kauzës sonë, kësaj i thonë kërcen prifti nga belaja”. Ndërkohë edhe Nard Ndoka kryetari i PDK-së gjatë një prononcimi për gazetën “Ballkan” u shpreh se nuk mund të mernin pjesë në grevë urie. Ai tha “Ne kemi qenë dhe vazhdojmë të mbetemi mbështetës të Partisë Socialiste por në grevë nuk mund të ishim pjesmarës sepse ne jemi konsultuar më parë me kryetarin e kësaj partie Edi Ramën dhe u vendos kështu”. Lidhur me hyrjen në grevë të kreut të G99 Erion Veliaj dhe ftesës që ai ui bëri aleatëve të tjerë Ndoka komentoi “Ajo është zgjedhja e tij por në fillim ne kështu e vendosëm”. Sipas Ndokës aleatët nuk mund të jenë pjesë e kësaj greve urie.

Ky lajm është publikuar: 02/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›