Fino: “Grevë deri në hapjen e kutive”
Autori i Lajmit: Redaksia
Socialistët do të vazhdojnë grevën deri në plotësimin e kërkesës së tyre për transparencë të zgjedhjeve. Kështu u shpreh deputeti Bashkim Fino i cili tha se kryeministri e ndërkombëtarët këtë herën do të kenë të gjitha arsyet për të marrë shpejt një vendim.
“Mendoj qe do kete arsyet qe kryeministri, qeveria, faktori ndërkombëtar të marrin një vendim sa më të shpejtë në këtë situatë. Nuk mendoj se dhe kjo do të bjerë në vesh të shurdhër, përndryshe përgjegjësia do të jetë e tyre për jetën e deputetëve, të anëtarëve të PS” tha Fino, ndërsa u shpreh i bindur se këtë herë do ta largojnë qeverinë. Fino foli edhe për koncertin festiv që mazhoranca do të organizojë në sheshin “Nënë Tereza”. Ai tha se kjo nuk do të pengojë socialistët të vazhdojnë protestën e tyre para kryeministrisë, ndërsa shton se nuk beson se do të ketë përplasje mes policisë dhe protestuesve. “Ne do vazhdojmë punën tonë para kryeministrisë. Ne nuk kemi punë me koncertin. Ne kemi punë me kryeministrin, me këtë godinën tjetër të parlamentit shqiptar ku deputetët e këtij parlamenti janë në grevë për të kërkuar një të drejtë të tyre legjitime, transparencën e zgjedhjeve në Shqipëri. Nuk besoj se policia do ndërmarrë një masë ekstreme se do perplaset me protestuesit dhe e humbur do dalë ajo, jo ne” tha Fino.
Ky lajm është publikuar: 02/05/2010