RAMA:”Greva është unike, si asnjëherë”
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryetari socialist Edi Rama ka deklaruar paraditen e djeshme para protestuesve para kryeministrisë se opozita nuk do të ndalë grevën dhe protestën e nisur kundër keqqeverisjes, si dhe ftoi qytetarët të vazhdojnë të protestojnë. “Greva nuk do të ndalet dhe të gjithë ne, jo vetëm do ta mbështesim, por jemi të gatshëm për ta vazhduar këtë sakrificë. U bëj apel të gjithë protestuesve të thjeshte dhe gjithë atyre që nuk mundën të vijnë me ne, të protestojnë dhe të vijnë së bashku me rezistencën tonë. Çdo qytetar është i mikpritur të protestojë në qytetin e tij apo në Tiranë kudo ku ndodhen”, tha Rama. Duke drejtuar falenderime ndaj protestuesve që kanë mbështetur deri tani protestën, Rama theksoi se kjo ishte dëshmi e gjallë e vullnetit të palëkundur për ti thënë jo grabitjes së votave dhe rrënimit ekonomik. “Protestuesit i dhanë ndjenjë betejës sonë për transparencë dhe dëshmuan vullnetin e palëkundur për të ndalur rrënimin ekonomik, për të ndalur dorën që ndalon vlerat dhe demokracinë, për ta ndalur dorën që po gjunjëzon dhunshëm shtetin e së drejtës, që po e çon ekonominë e vendit dhe ekonominë shqiptare drejt së keqes, që grabiti votën”. Rama vazhdoi fjalën duke vënë theksin se “Kjo është një një kauzë që vlen dhe një sakrificë dhe se kjo sakrificë mund të jetë shpirti demokratik i kësaj proteste”.
Kryetari i PS siguroi protesta nuk do ndalet pavarësisht se qeveria bën veshin shurdh. “Dhe në do të kthehemi sërisht në këtë Bulevard edhe më shumë se dje, edhe nëse qeveria vazhdon të bëjë qorrin dhe shurdhin para kërkesës tonë për transparencë, përpara një lirie që nuk mund të falet as të shitet".
Ky lajm është publikuar: 02/05/2010