Dokle: “Koncerti i PD-së ishte fars”
Autori i Lajmit: Redaksia
Deputeti Namik Dokle tha se protesta do të vazhdojë dhe nuk do të ndalet as në shesh, por do të vijojë në çdo skaj të Shqipërisë. “Protesta ka marrë mbështetje të jashtëzakonshme” – tha Dokle dhe paralajmëroi se nuk do të lëvizim nga bulevardi pa marrë përgjigje për transparencën që ka të bëjë jo vetëm me hapjen e kutive por me një problematikë të gjerë sociale ekonomike e cila nuk i intereson vetëm PS por të gjithë qytetarëve shqjiptarë.
Duke reaguar ndaj koncertit të PD-së Dokle tha se 1 Maji është këtu ku protestojnë minatorët, deputetët, studentët dhe të gjithë ata që duan votën e lirë, atje është një kioncert fars që i është vënë emri festa e 1 Majit.
Toci: “PD-ja bën antimiting”
Fatmir Toci në një prononcim për tha sa se nata e djeshme ka kaluar e qetë dhe paqësore. Ai komentoi koncertin e PD-së si “antimiting të pastër" dhe ”gabim i radhës që bën qeveria në përgjigje të halleve të njerëzve”.
Ky lajm është publikuar: 02/05/2010