Ngjela: Një qeveri e tërë në mbrojtje të një injoranti
Tiranë- Çështja Damir Fazllic ka mbetur në qendër të debateve të lira të deputetëve në seancën e nisur pak më parë në Kuvendin e Shqipërisë. Me tonë të ashpra ka folur depueti i pavaruar Spartak Ngjela, duke e cilësuar gjendjen e krijuar skandaloze dhe duke shprehur shqetësimin e madh për faktin që në këtë vend tendenca diktatoriale dhe tiranike qenkan të pashtershme.
“Ç’është ky Demir Fazlliu, si merreni me një injorant. Gjithë qeveria është ngritur në mbrojtje të tij. A e dini që krerët e mafias kanë pasur nga një ministër thesari mbarpa. Atëherë cfarë doni të bëni ju, të rehabilitoni mafien? Ai që ka bërë krim, s'ka lidhje me sekretarin”- tha Ngjela.
Ai ka theksuar se ky është njeriu që ne nuk e duam, (referohet për Fazllic) që dyshohet për pastrim parash, le të vijë me kë të dojë, përgjegjësia është individuale jo kolektive. “Ju zotërinj e prezumoni Amerikën diktaturë, që një ministër është i paprekshëm, por në Amerikë nuk shkelet ligji”- tha ai, duke e cilësuar absurd faktin justifikues që Fazllic, sipas qeverisë ka ardhur në tryezën e famshme, të viteve më parë në krah të Tom Ridge.
“Ne sot merremi me prokurorinë. Një parlament që merret me prokurorinë vjedh vetë dhe ka frikë nga ai. Që të ketë frikë nga krimi, se kam parë këtë qeveri, atëherë ka frikë nga prokurori se është implikuar vetë”- tha prerë Ngjela, nisur nga konferenca e fundit e mbajtur e kreut të qeverisë, Sali Berisha. Sipas Ngjelës, demokraci do të thotë të akuzosh qevrinë, sepse ka paratë e popullit në dorë, i ka marrë dhe nuk di ku i ka çuar.
“Demokracia synon të mbrojë institucionet e pavarura, të cilat janë ngritur nga baballarët e shtetit për të frenuar qeverinë dhe asgjë tjetër”- ka përfunduar ai.
Braçe: Berisha ka nevojë për avokat
Një dalje të paskrupullt e ka quajtur nënkryetari i grupit të PS-së, Erion Braçe daljen e Berishës në konferencë për shtyp. Sipas tij me këtë dalje të radhës Berisha tregoi edhe njëherë se ai ka qenë, është dhe do të jetë një kryeministër antikushtetues; se ai nuk mund të bashkëjetëojë me lirinë e institucioneve se ndershëmrinë; e ka lënë peng të një biznesmeni, për të cilin është gati të bëjë çmendurira; se atdhedashurinë, e ka lënë peng te një serbo boshnjak, që tentojnë ta prezantojnë si britanik.
Brace ka theksuar se problem është Berisha dhe jo prokurorët dhe se kreu i vendit demonstron në vijimësi një marrëdhënie lufte me institucionet e pavarura. “Korrupsioni është problemi i tij dhe jo prokurorët që luftojnë korrupsionin.
Parimi thotë që i akuzuari nuk e zgjedh prokurorin, por avokatin dhe Berisha sot më shumë se kushdo ka nevojë për avokat. Ndaj, urdhri për marrjen e prokurorëve të huaj nuk ka as moral dhe as kushtetueshmëri”- tha ai, duke kujtuar reagimin me urgjencë të ambasadës së SHBA-së në vendin tonë, për cenimin e pavarësisë së Prokurorisë.
Ai ka treguar edhe për përfitimet në para të kësaj marrëdhënie ‘miqësore’, duke shtuar se pjesë e përfitimit është edhe kompania që e shpuri PD-në në fitore. Ai ka treguar nje dokument, sipas te cilit dy lobistet e Berishes kane 40% te aksioneve ne kompanine "Rompetrol Albania".“Berisha doli sot se në llogari bankare ka gjurmë të transaksioneve financiare, kjo e shqëtësoi atë, ngrirja e transaksioneve të Fazllic dhe ortakëve të tij. Si shpjegohet Berisha, që në vitin 2007, 90% të energjisë elektrike, 90% të 197 milionë dollarëve para publike, e kanë marrë 5 kompani serbe?”- ka përfunduar Brace. Alibeaj: Nuk ka presion mbi prokurorinë
Asnjë presion mbi prokurorinë, por vetëm synom të zbatimin e ligjit, që nuk i përket vetëm prokurorisë. Kështu është shprehur sot në seancë, ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, pas akuzave të bëra jo vetëm nga opozita, por edhe faktori ndërkombëtar për ndërhyrje në pavarësinë e Prokurorisë.
“Nuk ka asnjë presion mbi prokurorinë, por ligji nuk është vetëm i saj, është i të gjithë shqiptarëve dhe ne nuk duhet të tolerojmë që shtetas të huaj, të ndalohen dhe të shoqërohen vetëm me telefonata. Nuk do ndodhë që pronat e shqiptarëve të bllokohen me shkresa bakalli”- tha ai.
Sipas tij, vendi ynë është shtet që duhet të emetojë standarde, garanci për njerëzit për pronën dhe lirinë e lëvizjes. “Prokuroria duhet të zbatojë ligjin”- tha ai.