Ngjela: “Nuk ishin zgjedhje, ishin krim”
Avokati Spartak Ngjela mendon se aleanca Berisha-Rama hodhi në erë projektin e një të djathte alternative, por edhe vetë sistemin zgjedhor të 28 qershorit. “Kjo është një demon-kraci”, - përcakton Ngjela, duke parashikuar zhvillime të shpejta në Shqi
Nga Skënder Minxhozi
Avokat, si e shihni tani, pas një muaji e gjysmë, rezultatin elektoral që morët në zgjedhje?
Çfarë rezultati? Ku ka rezultat?! Këto zgjedhje kanë qenë një turp për ata që i organizuan, për të folur me një minimum të përgjegjësisë, sepse në fakt ka qenë një krim i radhës në funksion të zgjedhjeve në Shqipëri. Në fund të fundit, një aksiomë historike që ka të bëjë me drejtimin dhe organizimin demokratik të shoqërisë në kohët moderne na thotë: “Kur shoqëritë drejtohen nga rasti, prej njerëzish primitivë që nuk dinë të bëjnë asgjë, atëherë kurrë mos prisni Drejtësi, e aq më tepër Zgjedhje të Lira: ata janë vetëm uzurpatorë që pasurohen duke e kaluar shoqërinë në shkatërrim. Pasi e shkatërrojnë atë, në ndëshkim shkojnë edhe vetë, kurrë s’kanë fituar në kohët moderne, por gjithsesi, ata e kanë çuar shkatërrimin deri në fund”. Kjo është gjendja jonë: një gjendje e vështirë që vjen nga injoranca, por që do të rëndohet për të gjithë edhe më shumë, sepse kriza që po vjen do menaxhim dhe jo sharje, thirrje e gënjeshtra prej injorantësh. Ne ende nuk kemi provuar një palë zgjedhje të lira në Shqipëri, dhe kjo është e trishtueshme.
Çfarë e shpjegon, sipas jush, këtë rikonfirmim të përsëritur të Berishës në krye të së djathtës, edhe pas një mandati katërvjeçar ku incidentet për të qenë të shumta dhe të rënda?
Berisha nuk ka pasur opozitë të majtë; ne që e kundërshtuam, më së shumti unë, nuk kam asnjë lidhje me të majtën, e aq më tepër me një të majtë shqiptare, e cila është një konglomerat dekadence që nuk di nga t’ia mbajë: do votat e punistëve dhe bën sikur dënon diktaturën e fëlliqur shqiptare të pasluftës; nuk ka një program dhe e ruan enverizmin si relikte familjare; nuk ka më lider që të ketë lidhje me punizmin, dhe ka nxjerrë në krye një kryetar që mendon të imitojë Enver Hoxhën për t’u kujtuar punistëve “modën e shkuar”. E pra, si mund të fitonte një konglomerat i tillë dhe, për më tepër, edhe nëse do të fitonte, ç’i duhej fitorja? Për asgjë, për të sjellë një pështjellim dhe për t’u servirur shqiptarëve një paaftësi në funksion të menaxhimit të shtetit dhe një bezdi në funksion të asaj që do të verbalizohej si politikë e re.
Nëse dëshironi pak vëmendje në këtë çështje që shtroni, kur flisni për incidentet e rënda të Saliut, kujtohuni se socialistët nuk u rrëzuan në zgjedhjet e 28 qershorit, ata u rrëzuan në Gërdecin e marsit 2008. Atje ishte loja: Gërdeci, ose do të rrëzonte Saliun, ose do të rrëzonte socialistët. Fakti që ajo opozitë shtatanike, që qëndroi gjithmonë jashtë frymës së popullit, donte të ruante Saliun në Gërdec, sigurisht që do të vritej vetë; prandaj, duke e parë çështjen kështu, nuk ka pse të mos deklaroheni që Rama u vra për Saliun; dhe mirë bëri, se nuk ka ndonjë ndryshim, bashkë janë, njëlloj e përbuzin popullin, dhe njëlloj nuk kanë lidhje as më demokracinë shqiptare dhe as me Shqipërinë e shqiptarët. Koha do ta tregojë. Dhe e gjitha kjo e kapi veten ironikisht kur u quajt ose u vetëshpall si politikë e re, e cila nuk mund ta quante kauzë politike abuzimin me pushtetin që kishte vrarë 26 njerëz të pafajshëm, punëtorë të mjerë; që kishte plagosur dhe gjymtuar treqind të tjerë dhe u kishte shkaktuar njerëzve 300 milionë euro dëm. Natyrisht, ajo që pamë ka qenë diçka e re në politikë, por në sensin negativ.
Si ka mundësi të flasin për politikë të re njerëz që nuk e njohin fare politikën perëndimore, si shkollë në një sens strikt historik, dhe nuk e dinë që politikë e re në një vend jodemokratik janë reformat demokratike. Prandaj kanë rënë në leninizëm. Politika sot është menaxhim, administrim, treg dhe edukacion. Reformë financiare, reformë në sistemin bankar, në çështjen e pronësisë në Shqipëri, si dhe reformë e thellë në arsim, - së fundi, në institucione dhe në sistemin ligjor: Ky është reformimi modern i Shqipërisë së sotme. E kush do t’i bënte të gjitha këto? Pse ende Shqipëria duhet të durojë eksperimente leniniste nga njerëz që s’kanë lidhje as me shtetin dhe as me politikën, sikurse edhe Enver Hoxha në vitet ‘40 të shekullit që kaloi? Unë mendoj se kjo tirani leniniste nuk ka më shans në Shqipëri. Shqiptarët s’e pranojnë dot më as gënjeshtrën leniniste dhe as atë puniste. A nuk e kuptuat se çfarë u tha lideri socialist shqiptarëve? Votomëni, sepse dua të bëhem mbret. A mund të ndodhte kjo?
E pra, për çfarë incidentesh më flisni për Saliun? Ka incidente më të mëdha se ato që ju përmenda në lidhje me këtë të majtë kriptopuniste, që llomotitjen e di demokraci dhe demokracinë e di gënjeshtër?
A mendoni se këto zgjedhje i sfumuan shpresat e fundit për të parë një të djathtë të fuqishme alternative ndaj PD-së dhe Berishës në skenën tonë politike?
Jo, nuk i kanë sfumuar shpresat këto zgjedhje, nuk mendoj kështu. Gjithmonë arsyeja në analizën e një fenomeni ka një aspekt të përgjithshëm dhe një aspekt të veçantë. Po ta shohësh në këtë prizëm, gjen se shqiptarët më në fund kanë vendosur të ecin djathtas. Dhe kjo është gjë e madhe, që përmbush atë që e quajtëm aspekt i përgjithshëm. Kurse kompromisi prej hidalgosh që bënë Rama dhe Berisha për të manipuluar vetë krahët e politikës, sigurisht që do të sillte këtë gjendje. Por edhe kjo gjendje, për faktin që realisht është e ndryshme në elektorat, e bën qeverisjen të mendohet mirë. Demokracia shqiptare nuk po vendoset ende në Shqipëri. Në kohën e punizmit ajo ka qenë demon-kraci, sipas një termi që ka përdorur nën surdinë skulptori i madh shqiptar Odhise Paskali; por ajo ende vijon të jetë demon-kraci. A do ta ndryshojmë dot? Fakti që shqiptarët treguan një forcë të djathtë, gjendja nuk do të jetë statike dhe forcat e djathta sui generis, që duan shtetin klasik dhe demokracinë perëndimore, patjetër që do të grupohen në një mënyrë të re. Sot ka një elitë intelektuale shqiptare të ngritur kulturalisht, e gjitha e edukuar në Perëndim, e cila kërkon mbrojtje dhe garanci për të lansuar atdheun e vet në nivelet perëndimore të demokracisë. Kush e kupton këtë, patjetër që do t’i shërbejë historisë demokratike të Shqipërisë.
Si e komentoni rezultatin shifror të këtyre zgjedhjeve, ku praktikisht ka dalë një barazim numrash mes dy krahëve?
Shumë pozitiv dhe mund ta shohësh edhe në favor të fillimit të procesit demokratik në Shqipëri; gjithnjë nëse e majta puniste nuk bashkohet sërish, siç ka bërë kur ka parë që e djathta po avancon realisht drejt pushtetit dhe mund të krijojë institucionalizmin klasik demokratik në Shqipëri: kushtetutshmërinë, parlamentarizmin dhe tregun e lirë në funksion të lirisë së individit, njeriut autonom, personalitetit të këtij individi autonom dhe jetës privatë të mbrojtur me ligj. Kurrë nuk do të keni ligj, drejtësi dhe barazi kundrejt oportuniteteve (shanseve apo mundësive), nëse nuk do të vendoset sistemi strikt ligjor që të mbrojë pronësinë private kundrejt sendeve dhe intelektit njerëzor.
Çfarë nuk funksionoi brenda harkut të djathtë alternativ ndaj PD-së, që nuk bëri të mundur kalimin e një numri të madh votash nga Berisha te partitë tuaja?
Pati konflikte të brendshme dhe nuk kishte qartësi, ashtu sikundër që ndërhynë nëpër segmentet e tyre të dy liderët e forcave të mëdha. Por, më e rënda ishte kompromisi dypalësh për të mos e lënë edhe këtë herë të djathtën që të fitonte terren. Shumë shpejt do ta shihni se si socialistët, domethënë neopunistët, i dhanë mundësi Saliut që, nëpërmjet ligjit, të gjitha votat e spektrit të djathtë t’i merrte Partia Demokratike. Është loja e vjetër e punizmit në Shqipëri për të kontrolluar gjendjen kundër konceptit të djathtë. Ja, kjo është e gjitha. Por mbetet një aritmetikë puniste, të cilën besoj se vetë e djathta do ta shkallmojë. Duhen pritur ngjarje në Shqipëri; ende është shpejt për të folur për procesin e shkallmimit të demon-kracisë shqiptare. Por unë mendoj gjithmonë me sensin e filozofisë së vjetër, që jo çdo e keqe vjen për të keq, kështu do të vijë dhe kriza që po presim. Unë mendoj se ne do të dimë ta kthejmë atë në favor të së djathtës.
Sa do të funksionojë aleanca Berisha-Meta dhe sa jetëgjatë do të jetë qeveria që do të dalë prej saj?
Meta duket i kontraktuar dhe herë-herë i paqartë. Ndoshta është ende shpejt për të dalë në publik me një platformë të vetën për qeverisje. Vetëm se, nëse i qëndrojmë shkollës moderne të politikës, kjo qeveri është qeveria “Meta”. A e di Meta këtë dhe, nëse e di, a do të dijë të veprojë para se punizmi të hyjë në lojë për të shpëtuar gjendjen? Gjithashtu këtu ngrihet sërish një pyetje: Po Meta vetë ky hyn, te forcat e reja, apo te neopunistët? Nëse e ka kapur çështjen me intuitë që në Shqipëri ujërat do të rrjedhin djathtas, se majtas nuk mund të dalësh nga kjo krizë, që është mu në prag të shpërthimit, atëherë do të dijë të radhitet në forcat që do të godasin demon-kracinë shqiptare; në të kundërt, do të humbasë bashkë më demon-kracinë. Të shohim programin e Metës. A do të jetë ai demokratik dhe me një frymë institucionale? Ai sot e ka forcën për ta bërë këtë, por a di ta bëjë? Dhe më tej, a e dëshiron ta bëjë, nëse di ta bëjë?
Si po e shihni debatin e brendshëm në PS në lidhje me fatin politik të Edi Ramës? Çfarë efektesh do të jepte një largim i Ramës nga koka e partisë për të ardhmen e opozitës dhe në të kundërt, cilat do të ishin pasojat e qëndrimit të tij në krye të PS-së?
Nuk di ç’të them. Përderisa nuk flitet për demokracinë, përderisa nuk ka një sens klasik perëndimor për të qartësuar qëndrimin, nuk më duket se ka vlerë të analizohet se kush dëshiron të bëhet më shumë pengesë për vendosjen e një shteti demokratik në Shqipëri; grupi A, apo grupimi B i Partisë Socialiste? Në funksion të progresit demokratik në Shqipëri nuk shoh ndonjë ndryshim midis tyre. Por, nëse do të shohim program për të shkallmuar demon-kracinë shqiptare, e vendosur në Shqipëri që në vitin 1924, atëherë kur prifti i madh shqiptar, me qeverinë e tij demokratike, mori rrugën e mërgimit për në Amerikë, - atëherë po, mund të flasim për një fenomen pozitiv në spektrin socialist.
Por unë nuk e pres një gjë të tillë: ata që të gjithë janë njerëz të papërgjegjshëm, që nuk e duan sistemin, por duan të qeverisin në emër të sistemit. Nuk e patë se si i katandisën zgjedhjet? Dhe më thoni, ju lutem, kur kanë qenë në pushtet, a bënë ndonjëherë zgjedhje të lira? E si mund t’i marrësh seriozisht këta e të lodhesh edhe për t’i analizuar? Keni dëgjuar ndonjë ide prej tyre, keni parë ndonjë shqetësim demokratik për të ardhmen e shoqërisë që duan të drejtojnë dhe më në fund, a keni parë ndonjë program që të ketë vlerë ideore? Kur të më tregoni këto, patjetër që do ta merrja mundimin t’i analizoja, por, për aq kohë sa nuk jemi në këtë terren, po të analizoja, do të isha tallur në fillim me veten, e mandej me ta. Këtë gjë ende nuk e kam bërë deri tani e nuk besoj se do ta bëj ndonjëherë.
24 Gusht 2009