Pollo Censusi i ketij viti do te nxjerre te verteten
Ministri i Inovacionit dhe Teknologjise Genc Pollo ne nje interviste dhene Zerit te Amerikes ka bere te qarte se pyetjet e debatueshme per besimin fetar dhe etnine do te jene ne formularin e regjistrimit te censusit qe pritet te startoje ne 1 tetor te vitit 2011. Nese banoret pyeten per perkatesine etnike dhe fetare kane te drejten kushtetuese te refuzojne. Te dhenat jane mbledhur edhe gjate kohes se Zogut regjimit komunist dhe nuk ka arsye te mos mblidhen dhe tani. Nuk kane arsye te druhen njerezit nga nje gje e tille - deklaroi ministri Pollo. Ministri disa jave me pare pati deklaruar se nuk do te kishte nje regjistrim fetar dhe etnik por qendrimi me i fundit ben te qarte se keto ishin spekulime dashakeqese. Pollo nderkohe ne intervisten e dhene per VOA hodhi poshte mundesine e rritjes artificiale te numrit te ndonje etnie ne Shqiperi pasi sipas tij jane zhvilluar censuse pilote dhe se shifrat ekzistojne. Mendoj se censusi i ketij viti do te thote te verteten - theksoi Pollo. Procesi i regjistrimit te popullsise kushton 14 milione euro. Ai do te zgjase 1 muaj dhe starton me daten 1 tetor. Pergjegjes per kete proces eshte INSTAT. Ministri i Inovacionit eshte kryesuesi i Komisionit Qendror te Censusit qe merret me hartimin e formularit te pyetesorit qe do te perdoret per regjistrimin. Jane 15 mije persona qe do te angazhohen ne anketimin e mbi 4 milione shqiptareve. Keto te dhena nuk do te perdoren per regjistrin e gjendjes civile dhe per listat e zgjedhesve. PDIU Aleanca Kuq e Zi si dhe shume prej intelektualeve te njohur kane dale kunder procesit te regjistrimit te popullsise mbi baze etnike dhe fetare. Ata e cilesojne si te panevojshme nje nisme te tille pasi Shqiperia nuk eshte nje shtet multietnik.