Ngjela: Presidenti te kerkoje hetim per Kseren

Si jurist ai ka deklaruar se dy te rinjte nuk kane shkelur asnje ligj ndersa si politikan ka kerkuar qe presidenti i Republikes te ndikoje mbi prokurorine qe ndaj prefektit Ksera te nise nje hetim per veprimtari anti-shqiptare.
Te njejtin qendrim ka mbajtur edhe kreu i levizjes G99, Erjon Veliaj, i cili premtoi se do te jete i pranishem ne cdo gjyq qe do te zhvillohet ndaj dy te rinjve.
Me pas turma me flamuj kombetare i eshte drejtuar selise se gjykates se Tepelenes.
Seanca e trete gjyqesore ka nisur me himnin kombetar dhe me pas ka vijuar me thirrjen e deshmitareve. Ish-shefi i komisariatit te Tepelenes ka treguar se ai kishte marre nga organizatoret e mitingut nje kerkese por nuk e ka protokolluar duke kerkuar plotesimin e te dhenave. Kjo deshmi ishte ne favor te dy te akuzuarve por megjithate gjyqtari i ceshtjes kerkoi serish shtyrjen e gjyqit ne nje seance te katert ne daten 11 shkurt.
Kete here gjyqi do te zhvillohet ne gjykaten e Gjirokastres per shkak se gjykata e Tepelenes pushon se funksionuari.