E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ ndan mandatet e keshilltareve ne komunat e Mallakastres

Koalicioni i mazhorances merr 29 ai i opozites 22 dhe komunistet 1

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zyrtarizoi dje shperndarjen e mandateve per sa u perket komunave te Mallakastres. Keshtu ne baze te vendimit te shtate anetareve te ketij komisioni mandatet e keshilltareve u shperndane dje per kater komunat sic eshte ajo e Fratarit Kute Ngracan dhe Selite Mallakaster. Ne komunen Fratar te Mallakastres koalicioni Aleanca per te Ardhmen i drejtuar nga Partia Socialiste ka arritur te marre 6 keshilltare ndersa Aleanca per Qytetarin e drejtuar nga Partia Demokratike ka marre 7 anetare. Nga ana tjeter ne Komunen Kute te Mallakastres Aleanca per Qytetarin e PD-se ka marre 6 mandate ndersa Aleanca per te Ardhmen ka marre 7 mandate. Ne Komunen Ngracan koalicioni i mazhorances aktuale ka marre 9 mandate ndersa ai i opozites ka marre vetem 4. Po keshtu ne Komunen Selite Mallakaster koalicioni i mazhorances ka marre 7 mandate dhe ai i opozites ka marre 5. Interesant eshte fakti se nje keshilltar komune ka arritur ketu ta perfitoje edhe Partia Komuniste e cila kete vit u be pjese e zgjedhjeve lokale. Keto vendime sipas KQZ-se jane mbeshtetur ne nenin 166 pika 3 nenin 162 dhe 163 e Kodit Zgjedhor dhe jane bere nga perllogaritjet per shperndarjen e mandateve. Gjithashtu jane percaktuar kandidatet fitues per subjektet zgjedhore perkatese ne baze te listave shumemerore te miratuara nga KZAZ-ja per cdo komune.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›