Ngjela Protestat mund te kalojne ne revolta

Kryetari i Partise Ligj dhe Drejtesi Spartak Ngjela shpjegoi dje qendrimin e Opozites se Bashkuar per transparencen e zgjedhjeve
Opozita i jep afat mazhorances deri me 8 nentor per zbatimin e ofertes se fundit ne te kundert nisin protestat deri ne rrezimin e qeverise
Opozita e Bashkuar e Shqiperise i jep afat mazhorances deri me 8 nentor per zbatimin e draftit te fundit te dorezuar nga kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ne te kundert do te nisin protestat te cilat mund te kalojne edhe ne revolta. Qendrimi i opozites eshte bere i ditur dje nga kryetari i Partise Ligj dhe Drejtesi Spartak Ngjela i cili theksoi se gjithcka flitet per nje hetim parlamentar dhe fakti qe kane perpara nje hetim parlamentar opozita nuk ka si e mohon edhe nje dhenie mundesie per hetim parlamentar deri ne daten 8.
Une kam pershtypjen qe drafti i ri eshte nje forme e re ultimative ne kuptimin politik te fjales qe eshte ketu dhe ska me. Do te thote pas kesaj nuk ka me asnje lloj hapesire per te biseduar. Do ti drejtohemi opinionit publik me fjalet qe thashe une do te zgjidhim problemin me protesta deri ne rrezimin perfundimtar te kesaj qeverie ose ardhjen e asaj qe thoni ju zgjedhje te reja - deklaroi Ngjela. Sipas tij ne draft nuk eshte dhene nje afat por afatet behen prekluzive ose behen te pakalueshme atehere kur perplasen me afate te tjera. Afati qe kemi vene ne data 8 nentor ose 9 nentor i fundit derisa ti drejtohemi opinionit shqiptar per protesta te cilat mund te kalojne edhe ne revolta natyrisht e mban ne vetvete kete qe ju thashe - paralajmeroi perfaqesuesi i Opozites se Bashkuar te Shqiperise.
Lideri i PLD-se njoftoi gjithashtu opinionin publik se gjendja po agravohet dhe kemi perballe nje kryeminister i cili dite per dite i provon shqiptareve dhe nderkombetareve se ka manipuluar zgjedhjet. Me kete rast solli ne vemendje Spartak Ngjela i eshte paraqitur nga 38 deputete nje tjeter oferte per ngritjen e komisionit per hetim parlamentar i cili do te behet objekt per te gjitha protestat qe do te fillojne ne Shqiperi pas dates 8 ose 9 nentor. Dua te njoftoj opinionin publik opozitar qe te pergatitet dhe ti japim fund brenda nentorit nje qeverie te paligjshme te korruptuar qe ka krijuar nje degradim ekonomik moral dhe i ka humbur perspektiven shoqerise shqiptare me menyren e vet barbare te qeverisjes - deklaroi perfaqesuesi i opozites.
Per sa i perket koalicionit vijoi ai opozita e bashkuar mendon se e gjithe pergjegjesia do te bjere mbi kryeministrin aktual i cili dominon ne menyre antikushtetuese nje mazhorance kukull dhe nuk lejon hetimin per nje ceshtje e cila ne te vertete eshte esenca e te gjithe degradimit ekonomik moral dhe te dinjitetit demokratik te shoqerise shqiptare sepse ka te beje me dhenien fund te manipulimit 20-vjecar te zgjedhjeve qe nga viti 1992 e deri sot.
Nga ana tjeter lideri i Partise Ligj dhe Drejtesi mohoi zerat se kryetari i PS-se dhe lideri i PBDNJ-se kane thyer qendrimin per te mos u bere pjese e tryezes se thirrur nga kryeministri. Sipas tij lideri i Partise Socialiste dhe ai i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut nuk jane bere pjese e asaj tryeze. Kane vajtur kane paraqitur opsionin e vet qe nuk e pranojne ate tryeze duke shkruar ne tryeze. Ne rast se do te ishin bere pjese e asaj tryeze une nuk kisha pse te dilja ne kete konference shtypi. Jam i sigurt qe te gjithe ju gazetaret e keni kuptuar qe ishte nje denoncim i hapur per te denoncuar ate cka nuk po ben ajo tryeze. As ka qene dhe as do te jete pjese e asaj tryeze - deklaroi Spartak Ngjela.