Xhafaj Ne nje jave qeveria 4 skandale

Sekretari per eshtjet Ligjore ne PS analizon punen e mazhorances ne nje jave ku rendit probleme nga me te ndryshmet
Oret e kesaj qeverie po numerohen mbrapsht dhe kjo qeveri nuk do te kete shume jave ne dispozicion
Vendi eshte ne kaos per shkak te qeverise se kaosit per shkak te qeverisjes kuturu qe po shtyn ditet sipas parimit te dale ku te dale. Ky eshte vleresimi i sekretarit per eshtjet Ligjore ne Partine Socialiste Fatmir Xhafaj mbi ate qe po ndodh ne Shqiperi. Ne nje komunikim per mediat nga selia roze deputeti i kesaj partie duke folur per ngjarjet per te cilat kane ndodhur brenda kesaj jave tha se qeverisja e vendit eshte futur ne nje krize te thelle politike ligjore e morale. Oret javet dhe muajt e kesaj qeverie po numerohen mbrapsht dhe kjo qeveri nuk do te kete shume jave ne dispozicion - u shpreh ai.
Nje ceshtje e prekur nga eksperti ligjor i PS-se eshte votimi per dergimin e mandatit te deputeti Beqja ne Kushtetuese. Per socialistet shumica blu pati disa probleme njeheresh dhe mosrikonfirmimi i saj si e tille nisma e saj politike mori vetem 70 vota nuk eshte megjithate problemi i vetem i saj. Plot nje vit me pare vendimi me numer 29 date 21 tetor 2009 ne rastin e ankimimit te nje kandidati per Gjykaten e Larte rrezuar me votim nga Kuvendi i Republikes se Shqiperise jep kete interpretim Vendimi i Kuvendit miratohet kur per te kane votuar pro jo me pak se gjysma plus e anetareve qe jane te pranishem.
Per tia bere te qarte kete aritmetike elementare politike ciftit politik Berisha-Topalli ju them se gjysma plus nje e anetareve te pranishem ne votim - ishin te 140 deputetet ne salle - eshte 71 - deklaroi Xhafaj. Keshtu qe vijoi ai gjithcka e kurdisur ne histeri e siper per historine e deputetit Beqja ka deshtuar plotesisht edhe procedurialisht.
Se dyti vijoi zyrtari i PS-se te enjten shumica e kaosit ne menyre kaotike dhe antiligjore votoi per miratimin e ligjit per kompleksin e ri parlamentar.
Ky eshte nje vendim krejtesisht antikushtetues Kuvendi mori kompetenca te pushtetit ekzekutiv duke deshmuar qarte dhe pa ekuivok shthurjen e plote te shumices qe ben sikur qeveris por qe ne fakt eshte shnderruar ne nje bajrak privat te dyshes Berisha-Topalli - vleresoi sekretari per eshtjet Ligjoren ne PS. Per socialistet permes ketij vendimi po abuzohet me parate e shqiptareve sepse te pakten ne leter jane konsumuar 5 milione euro per rikonstruksionin e piramides se ish-diktatorit qe te shnderrohej ne Teater Kombetar dhe tani afrohen dhe qindra mijera euro te tjera vetem per konkursin per projektin qe do ti ndryshoje destinacionin.
Nje tjeter ceshtje e cila percaktohet si skandal nga e PS eshte dhe sic e quajne ata farsa apolitike e Komisionit te Ligjeve. Deputeti i PS-se tha se perballe kandidaturave te dekretuara nga Presidenti i Republikes per ne Gjykaten Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte trupa e deputeteve te shumices po demonstron arrogance cinizem dhe mungese personaliteti aq sa disa prej tyre per fat te keq jane shnderruar ne pjese te humorit dhe batutave ne tavolinat e juristeve. Ai shprehu shqetesimin per degjenerimin e ketij procesi qe eshte nderruar nga nevoje per transparence ne gjyq politik te shumices se papergjegjshme ndaj njerezve te drejtesise dhe vet sistemit ne teresi.
Se fundi vijoi zyrtari i larte socialist formalisht pati nje tryeze per reformen zgjedhore. Sekretari per eshtjet Ligjore ne PS solli ne vemendje se selia roze riperserit qendrimin e saj se nuk mund te kete reforme zgjedhore pa transparencen e zgjedhjeve te shkuara. Se zgjedhjet e 28 qershorit 2009 nuk i deformuan defektet e Kodit Zgjedhor por interpretimi tipik ballkanik i tij nga zoti Berisha. Vullneti politik i Partise Socialiste i shprehur dhe nga kryetari i saj Edi Rama eshte i qarte dhe i pamedyshur transparence ne kufijte dhe orientimin e rezolutes se PE-se te dates 8 korrik 2010. As me shume dhe as me pak se kaq - deklaroi Fatmir Xhafaj.
Oferta e fundit
Ajo qe ishte ne thelb dhe qe duhet te ishte kuptuar qartazi cili ishte thelbi i ofertes ne nje kuptim ne jemi te gatshem te fillojme me reformen zgjedhore por te fillojme me komision hetimor parlamentar ose ne te njejten kohe kjo eshte e rendesishme. Por ne jemi te gatshem me kete por jo me ate qe do kryeministri per te legalizuar vjedhjen e neserme te votave. Kete nuk mund ta pranojme ne dhe nuk mund ta pranoj kurrkush - shpjegoi oferten e fundit te PS-se sekretari per eshtjet Ligjore ne seline roze.
Hetimi i zgjedhjeve
Ne e kemi hequr ne evoluim nga kerkesat e meparshme cdo pike cdo lloj kerkese qe nuk ishte e pranuar publikisht ose qe kishte kundershti midis paleve. Por ceshtjet e tjera natyrisht qe jane ceshtje te diskutueshme ndermjet paleve. Le te hedhim hapin e pare qe do te jete hetimi parlamentar bazuar ne kutite e materialeve zgjedhore. eshtja e fleteve eshte nje ceshtje qe palet kane koncepte te ndryshme. Natyrisht kur te dy palet nuk kane te njejtin mendim do te gjendet nje pale e trete qe ta zgjidhe - shpjegoi Xhafaj.