Ngjela e Abazaj fitojne lirine
Nuk do te jene me te varur nga Skenderbeu dhe Tirana. Marjus Ngjela e Oriand Abazaj kane fituar lirine, pas vendimit te djeshem te Komisionit te Disiplines, qe u jep te drejte lojtareve ne duelin e tyre me dy klubet ne fjale. Ngjela ka kerkuar prishjen e njeanshme te kontrates, pasi klubi nuk i ka paguar prej kohesh detyrimet financiare, ndersa Abazaj nuk ka mundur dot te bashkejetoje me trajnerin Hafizi, pas problemeve qe pati per shkak te stervitjes private qe kryente me ish-pergatitesin atletik te Tiranes, Rauf Dimraj. Gjithashtu, ne mbledhjen e djeshme, disiplinori ka vendosur qe te shtyje per diten e hene kerkesat ankimore te gjashte lojtareve te Turbines dhe te lojtareve Ergis Tare e Leandro Da Silva.
J.Selimi