E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dentisti ofron kontroll permes internetit

Londer - Nje dentist nga kryeqyteti britanik po u ben kontroll pacienteve, permes internetit. Jerry Watson ekzaminon dhembet e tyre permes kameres se uebit dhe vendos nese kane nevoje t'i shohe ata fizikisht, raporton The Sun. Pacientet megjithate ende duhet te shkojne ne klinike per te filmuar dhembet dhe te paguajne 50 funta njekohesisht per pastrim te tyre.
Dr. Watson, i cili gjate kesaj vere do te zgjeroje kliniken e tij Toothplace, ne 20 vende tjera ne Britani te Madhe, ka thene se kjo do te thote se ai do te jete ne gjendje te mbikeqyre kater klinika njekohesisht. Ai beson se teknologjia mundeson qe njerezit te mund te kontrollohen ne shtepi. "Nuk ka asnje arsye qe njerezit te mos kontrollohen nga shtepia nese kane nje kamere te kualitetit te larte", ka thene ai. "Cfare na nevojiten ne te ardhmen jane kamera me furca elektrike te dhembeve. Kjo do te ishte fantastike", ka perfunduar ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›