Islanda prodhon anijen e pare me hidrogjen
REJKJAVIK - Ne shikim te pare, anija e kuqe nuk te jep pershtypjen e nje lajmetareje te se ardhmes. Madje, edhe pronari i saj thote se anija ka nevoje per nje dore boje nga jashte e nga brenda per t'u dukur e re. Por, per pak jave anija ''Elding'' (isl. rrufete - shen. perkth.) do te transformohet ne te paren anije tregtare ne bote, qe vihet ne levizje me ane te hidrogjenit. Ky eshte sinjali i fundit qe Islanda eshte tejet e vendosur per t'u bere vendi i pare ne bote e pavarur nga nafta. Ne prill, turistet e kryeqytetit me verior te Evropes, mund te shijojne nje udhetim drejt te ardhmes me turin per te pare balenat, ne borin e anijes apo per te ''drejtuar'' motorrin e pare me hidrogjen ne bote. Me ane te kesaj anijeje, qe nuk shkakton asnje lloj zhurme, ndryshe nga motorret me diezel, turistet do t'i gezohen nje paqeje te paprovuar kurre me pare. ''Ata mund te degjojne 'bashkebisedimin' e balenave apo ujin e sprucuar qe del nga trupi i saj'', thote pronari Vignir Sigursveinsson. Brenda vitit 2050, Islanda do te kerkoje shnderrimin e gjithe sistemit te transporteve me hidrogjen. Per t'u permendur, 93 per qind e popullsise e favorizojne kete sfide.