Akuzojne metrone per shkak te puthjeve te xhiruara
Shangai - Nje i ri bashke me te dashuren e tij kane vendosur te padisin metrone e Shangait sepse zyrtaret e saj i kishin xhiruar ata derisa putheshin para pajisjeve per shlyerjen e biletave, ndersa incizimin e kane publikuar ne internet. Ne video-incizimin, i cili zgjat pothuajse tre minuta dhe qe eshte incizuar gjate muajit shtator, ndersa eshte publikuar javen e kaluar ne ueb faqet Ku6.com dhe YouTube - shihen i riu dhe e dashura e tij, rreth te njezetave, te cilet puthen me pasion, ndersa xhirimi shoqerohet me komente te pahijshme te xhiruesit, i cili flet ne gjuhen e rrugeve te Shangait. Sic shkruan China Daily, i riu dhe e reja, te cilet kane angazhuar nje avokat qe t'i perfaqesoje ata ne gjyq, kane ngritur padi ndaj te punesuarve te metrose, qe kane shkelur te drejtat e tyre, duke i xhiruar ata pa dijenine e tyre dhe per shkak te publikimit te xhirimit ne internet. Drejtori i metrose ka thene per China Daily se po kryhet nje hetim rreth ketij rasti.