Deko: Barcelona, Reali dhe Milani duhen mundur ne "Champions"
Mesfushori i Celsit, Deko beson se Milani, Barcelona dhe Reali i Madridit jane skuadrat qe duhen mundur ne "Champions", para se skuadra e tij te pretendoje fitimin e ketij trofeu. Klubi perendimor i Londres, eshte kualifikuar per ne fazen finale dhe ndodhet aktualisht ne Grupin D, me tre fitore te shenuara dhe me nje barazim. Deko ka folur per mediat spanjolle dhe ka deklaruar se tre ekipe te tjera konsiderohen gjithashtu favorite per te fituar "Champions". "Ekipe si Barcelona, qe vazhdon te luaje ne nivele te larta, Reali i Madridit qe ka lojtare te medhenj dhe Milani, qe eshte rikthyer bindshem, kane shanse qe te fitojne ne fund te ketij edicioni kompeticionin e Liges se Kampioneve." Deko thekson se skuadra e tij po kalon nje moment te mire, ne te gjitha kompeticionet dhe ka shanse qe t'ia dale mbane. "Po kalojme nje moment te mire, si dhe po luajme futboll te pelqyeshem. Duhet te mbajme kete ritem, deri ne fund te sezonit". Trajneri i Celsit, Karlo Anceloti, pas barazimit qe siguroi skuadra e tij me Mancester Junajtid, ne fundjave po i ben llogarite per te mundur Djajte e Kuq, ne Premier Lige. Perballe Celsit do te jete Mancester Junajtid dhe kjo ndeshje pritet qe te sjelle te tjera surpriza ne krye te Premier Liges. Dy ekipet angleze, qe diskutuan finalen e "Champions" dhe titullin e Premier Liges, gjate dy edicioneve te kaluara, pritet qe te rivalizojne edhe kete edicion, deri ne fund per trofe.