Ngjela, ministër Drejtësie? Koçi dhe Malaj kundër
Spartak Ngjela do jetë në kabinetin e qeverisë së majtë në rast se ky koalicion fiton zgjedhjet.
E përditshmja Panorama, që hapi këtë debat, shkruan sot se Ngjela do të jetë ministër i Drejtësisë, ndërkohë që vetë Ngjela thotë se do jetë ministër, jo zëvendësministër.
Ndaj këtij lajmi ka reaguar edhe Petro Koçi, që thotë se Ngjela nuk duhet bërë ministër.
Nuk e besoj se Ngjela do të bëhet ministër i qeverisjes së ardhshme të Partisë Socialiste me aleatët. Ai është i ekstremit të djathtë dhe është më i djathtë se Berisha. Në këtë mënyrë ai nuk mund të jetë një ministër i një qeverie të majtë, programi i së cilës nuk ka asgjë të përbashkët me ekstremin e djathtë, tha Koçi.
Po ashtu ka reaguar edhe kandidati i pavarur, Arben Malaj. Sipas tij, qeveritë e shokëve dhe miqve janë të dështuara.
Vendi kërkon rotacion. Vendi po përballet me sfida të vështira ekonomike dhe politike. Vendit dhe Vlorës mund ti shërbejnë ata që e duan dhe i përkushtohen, dhe jo ata që servilosen dhe rreshtohen në listat e kryetareve. Qeveritë e shokëve dhe të miqve janë qeveri të dështuara. Në çdo vend demokratik kandidojnë dhe fitojnë kandidatë të pavarur, pikërisht sepse kryetarët e partive dhe deputetët manekinë e dëmtojnë demokracinë dhe e thellojnë krizën e vendit të tyre, shkruan Malaj në FB./ep