E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ vendos: Televizionet të transmetojnë materialet e montuara në selitë e partive

berisha ne vloreRikthehet sërish çështja e materialeve të montuara nga selitë e partive politike për fushatën elektorale.

Në vitin 2011, kjo çështje ngriti debatin nëse kjo i mundëson zgjedhësit që të jetë i informuar siç duhet.

Por edhe kësaj herë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të detyrojë televizionet të pranojnë transmetimin e materialeve të përgatitura nga vetë selitë e partive.

Në rast se operatori refuzon të transmetojë materialet e përgatitura nga vetë subjekti zgjedhor, operatori njofton menjëherë dhe ia vë në dispozicion menjëherë Bordit të Monitorimit të Medias këto materiale për ti verifikuar. Bordi i monitorimit të Medias vlerëson materialin dhe i propozon raportin përkatës për miratim KQZ-së brenda 12 orëve. BMM nëse vlerëson se materiali plotëson kriteret teknike i propozon KQZ-së transmetimin e materialit nga operatori, në përputhje me rregullat e Kodit Zgjedhor dhe akteve të KQZ-së. BMM nëse vlerëson se ky material nuk i plotëson kriteret teknike i propozon KQZ-së kthimin e materialit subjektit zgjedhor. KQZ merr vendim brenda 24 orëve në lidhje me propozimin e BMM. BMM monitoron zbatimin e vendimit të KQZ-së, thuhet në vendimin e KQZ-së./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›