Erla Mëhilli: Arben Isaraj tentoi të na nxirrte nga rruga me makinë, por këtu do lahen të gjitha
Zëdhënësja e kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli, pretendon se deputeti i PS, Arben Isaraj, ka tentuar që të nxjerrë nga rruga makinën ku udhëtonte ajo me zyrën e shtypit. Në FB, Mëhilli shkruan se këtu do lahen të gjitha.
Rrugës për në Fier, në autostradë, një makinë, me vetëdije të plotë, pasi na u afrua dhe pa kush ishte në makinën tonë, tentoi të nxirrte nga rruga makinën ku udhëtoj unë dhe zyra e shtypit. Policia e ndalon ne dalje të Fierit dhe kush ishte? Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Isaraj. As që dua ta di as për të vëllain që e ka kriminel dhe burgaxhi, as për atë vetë që është deputet. Këtu do lahen të gjitha, shkruan Mëhilli./ep