E Diel, 1 Nëntor 2026

Moisiu: KQZ s`duhet të jetë nën tutelën e politikës

Ish presidenti i republikës Alfred Moisiu bën apel për zgjedhje të ndershme në mënyrë që vendi të integrohet në Bashkimin Euripian.

Në një takim publik me të rinjtë ish-kreu i shtetit deklaroi se KQZ është boshti për zgjedhje të lira dhe nuk duhet të jetë nën tutelën e politikës.

Ish-presidenti Moisiu deklaroi se çelsi për të hapur derën për në Europë janë zgjedhjet me standarte.

Në takimin e realizuar merrnin pjesë përfaqësues të ambasadës amerikane dhe të shoqërisë civile në vend. Synimi i këtij aktiviteti është edukimi i të rinjve për të drejtën e votës dhe moslejimin e votimit familjar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›