Financimet e partive, debate PD-PS në komisionin e ligjeve
Shoqërohet me debate mes mazhorancës dhe opozitës mbledhja e komisionit të ligjeve ku po diskutohet projektligji për financimin e partive politike.
Në fjalën e tij deputeti i Partisë Socialiste Sajmir Tahiri ka kërkuar që financimi i partive politike të bëhet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe jo nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.
I menjëherëshëm ka qënë reagimi i deputetit të PD-së Aldo Bumçi i cili theksoi se duhet të shihen financimet e bashkisë së Tiranës për fushatat elektorale.