Haxhinsto: Opozita të bashkëpunojë për reformën zgjedhore

Ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto ka kërkuar angazhimin e të gjitha forcave politike dhe sidomos të opozitës në përgatitjen e zgjedhjeve vendore të 8 majit.
Në një konferencë për shtyp pas takimit me delegacionin e ODIHR-it, Haxhinasto theksoi se është e domosdoshme angazhimi i opozitës për ndryshimet në reformën zgjedhore.
“Opozita duhet të ndajë aksionin e saj politik nga domosdoshmëria për t`u angazhuar për një proces zgjedhor me standarte europiane. Angazhimi i opozitës në këtë proces dhe për ndryshimet në reformën zgjedhore është një domosdoshmëri për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe sipas standarteve europiane” theksoi Haxhinasto.