Ristani: Deputetët e PS presion, çdo votë do të numërohet

Sipas tij, do të merren të gjitha masat dhe ligji do të zbatohet për të vënë rregull.
“Ishte një mbledhje rutinë dhe normale e KQZ, i cili po administron zgjedhjet e 8 majit. Ajo që ndodhi është që salla ishte e pushtuar nga deputetët e Partisë Socialiste. Them e pushtuar pasi ata menjëherë në sallë filluan të bënin zhurmë dhe hodhën fjalë fyese ndaj KQZ-së. Salla e KQZ-së duhet të jetë një sallë normale ku funksionon normalisht. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është e vendosur që të numërojë deri më një të gjitha votat që votuesit kanë hedhur”, theksoi Ristani për mediat.
Ai tha gjithashtu, se praninë e shumtë të deputetëve të opozitës e konsideronte si një presion të pastër politik. “Burra që përplasin këmbët në dysheme mu dukën shumë kërcënuese. Do të marrim të gjitha masat që institucioni të funksionojë. Jemi të gjithë koshientë që Shqipëria është një vend institucional dhe do të merren të gjitha masat që parashtron ligji”, shtoi Ristani.
2011-05-17 14:27