E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier- Presion ndaj Gjykatës së Lartë, arrestohen 3 persona

Fier- Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit pasi dyshohen se kanë ushtruar presion të vazhdueshëm mbi një nënpunës të Gjykatës së Lartë, në mënyrë që të lirohej nga burgu një i njohuri i tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria e Përgjithshme, sipas së cilës ka nisur procedimi penal për tre të arrestuarit, Renato Mellaraj, Enard Lushakaj dhe Agron Lumeshi.

Sipas organit të akuzës u mësua, përmes përgjimit të bisedave telefonike, se këta tre persona kanë ushtruar presion ndaj anëtarit të GJykatës së Lartë për të liruar nga burgu shtetasin Vilson Mellaraj, i dënuar me 20 vjet heqje lirie për një vrasje të kryer në vitin 1999 në kryeqytetin grek.

Nga përgjimet rezulton se dy nga të arrestuarit, Lushakaj dhe Renato Mellaraj përpiqeshin të mblidhin paratë e nevojshmë për tia dhënë “sekserit”, Agron Lumeshi që është i afërm me njërin nga gjyqtarët e çështjes.

Gjithashtu rezulton se të arretsuarit janë vënë në dijeni të vendimit para se ai të jepej dhe po ashtu kishin nuhatur fatin që po përgjoheshin, çka shton ende më shumë dyshimet e prokurorisë.

Shkrime të tjera me interes:

  1. “Hakmarrja për Drejtësi”, Kushtetuesja rrëzon vendimin e Gjykatës së Lartë Tiranë- Vendimi i Gjykatës së Lartë në lidhje me çështjen...
  2. Anëtar i Gjykatës së Lartë, Topi dekreton Artan Zenelin Tiranë – Presidenti i Republikës Bamir Topi ka dekretuar sot...
  3. Serbi- Arrestohen 15 persona pas sulmit ndaj ambasadës amerikane Serbi- Policia ka bërë  të  ditur se 15 personat e...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›