Burg përjetë vrasësve me pagesë të policëve

Burg të përjetshëm për vrasësit me pagese të dy policëve në Krujë në vitin 1999-të. Prokuroria ka paraqitur para trupit gjykues konkluzionet përfundimtare për të akuzuarit e vrasjes së agjentëve të policise së Krujës, Durim Kasmi dhe Arben Keqi. Prokurori i çështjes ka paraqitur në gjyq të gjitha dëshmitë dhe provat e mbledhura gjatë hetimeve që inkriminojne tre të akuzuarit Shefqet Seferi , Sokol Halilaj dhe Dritan Rexhepi, për vrasjen e dy punonjësve të policisë. Sipas prokurorit e i njëjti shul është vendosur në armë të ndryshme duke u përdorur në të dyja vrasjet, kjo praktike sipas trupit të akuzës është bërë nga autoret për fshehur gjurmet. Pasi prokurori ka lexuar konkluzionet e bëra gjatë heimeve ka kërkuar nga togat e zeza që Sokol Halilaj dhe Dritan Rexhepi të dënohen me burgim të përjetshëem për veprën penale të vrasjes me paramendim, ndërsa për Shefqet Seferin është kërkuar 20-të vjet heqje lirie, për bashkëpunimin në vrasje. Ndërsa avokatët e mbrojtes kanë kërkuar që seanca e radhës të bëhet pas dy javësh ,në mënyrë që të njihen më mirë më konkluzionet e prokurorisë. Trupi gjykues ka pranuar kërkesen e avokatëve , duke e caktuar seancën tjetër me radhën 20-të janar, ku do të paraqiten konkluzionet nga ana e avokatëve.